Nga përballja dyshe në fazën e grupeve, në një tjetër përballje dyshe, por këtë herë në valle është një biletë për në finalen e madhe të Champions League. B.Dortmund-PSG përplasen për herë të tretë këtë edicion, një sfidë që premton spektakël. Në dy përballjet e para, PSG siguroi një fitore dhe një barazim, por në këtë fazë luhet një tjetër muzikë.
Pas 11 vitesh, Dortmund kërkon një tjetër biletë për në finale, ndërsa PSG shpreson shumë që ky të jetë viti i duhur për të fituar më në fund Champions League. Në 12 vite në krye të PSG, sheiku Al Khelaifi ka shpenzuar miliona euro pikërisht për të triumfuar në Champions League, pasi titulli në Francë është kthyer në rutinë. Në Paris nuk festuan shumë këtë fundjavë pavarësisht se shijuan titullin e 12 në histori nga divani, të fokusuar totalisht te takimi kundër Dortmund.