SPAK urdhëroi Veliajn të paraqitej ose do të merrej forcërisht

SPAK nxjerr zbuluar mashtruesin në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gazetarja Klodiana Lala ka lexuar fletë-thirrjen që i ka vajtur Erion Veliajt për t’u paraqitur në SPAK, për të dhënë deklarime lidhur me aferën e inceneratorëve.

Lala shpjegoi se fletëthirrja është një urdhër i SPAK ndaj Veliajt dhe në shkresë thuhet se në rast se nuk paraqitej në SPAK, do të shoqërohej forcërisht.

Kjo rrëzon pretendimin e Veliajt se ka vajtur në SPAK vullnetarisht dhe se ka negociuar me prokurorët lidhur me këtë çështje. Kryebashkiaku ka qenë i urdhëruar për t’u paraqitur dhe ka vajtur si çdo person tjetër që thirret nga prokurori.

Në rastin konkret, Veliaj është thirrur nga prokurori Dritan Prençi, ndërsa është pyetur për shtatë orë nga dy OPGJ.

Pas marrjes në pyetje, Veliaj sërish gënjeu duke deklaruar se e ka kërkuar ai vetë paraqitjen në SPAK dhe i quajti prokurorët “kolegë”.

Vetë drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, e rrëzoi këtë pretendim duke deklaruar se Veliaj është thirrur nga prokuri.

Në total Veliaj qëndroi në SPAK rreth tetë orë, sepse u paraqit më herët, në përpjeke për të evituar protestuesit që do të mblidheshin. Megjithatë ai u la një orë në korridor duke pritur OPGJ-të.

Fletë-thirrja e Dritan Prençit ndaj Veliajt: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar

Urdhër për thirrjen e shtetasit Erion Veliaj

Tiranë, 24 prill 2024

Unë, Dritan Prençi, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar në zbatim të nenit 312 të Kodit të Procedurës Penale për marrjen e të dhënave në funksion të hetimit të procedimit penal numër 255 viti 2020.

Urdhëroj: Shtetasi Erion Luan Veliaj, i ditëlindjes 17.12.1979, me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë, të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 30 prill 2024, ditën e martë, në orën 10:00, tek hetuesi A. S., për marrjen e të dhënave për rrethana të dobishme në funksion të hetimit procedurial penal numër 255, viti 2020 (me vete të ketë dokument identifikimi).

Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni lidhur me rrethanat e hetimit, lidhur me hetimet paraprake procedimi penal 255, viti 2020.

Në rast mosparaqitjeje, ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, paralajmërohemi se në bazë të nenit 312/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të urdhërohet shoqërimi juaj i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore.

Njoftimi i mësipërm të kryhet me anë të shërbimit postar në adresën e punës Bashkia Tiranë.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi

Klodiana Lala nxjerr shkresën, SPAK urdhëroi Veliajn të

About Redaksia

Check Also

Proçedohet penalisht Tom Doshi