Ministri i Ramës kërcënon deputetin Agron Shehaj: Do t’i shkul veshët dhe…

Seanca parlamentare u shoqërua edhe me një incident i rëndë gjatë orëve të pasdites. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërcënoi hapur në Kuvend deputetin e opozitës, Agron Shehaj.

Shehaj i ka kërkuar Manjës që të japë dorëheqjen po të jetë burrë, pasi ka mashtruar në lidhje me lirimin e të korruptuarve. Nuk munguan replikat nga ministri i Drejtësisë, por për shkak se kishte mikrofonin mbyllur nuk u dëgjua se çfarë tha.

“Do më shkulësh veshët mua ti”, ishin në një moment fjalët që Shehaj iu drejtua Ulsi Manjës.

Agron Shehaj: Ministri e qeveria kanë gënjyer në mënyrë më të pamoralshme opinionin publik. Tre javë më parë deklaroi se nuk do të përfitojë asnjë i korruptuar, më pas thotë SPAK thotë kanë përfituar. Ti Manja mos e vrit mendjen se nuk e pret njeri dorëheqjen. Unë jam hajdut?! Ti liron të korruptuarit?! Do të thuash që nuk është e vërtetë? Je burrë, jep dorëheqjen. Erdhe këtu dhe gënjeve, mashtrues, jep dorëheqjen. Nuk të vjen mirë që gënjeve këtu. Të pëlqen të gënjesh.

Manja nuk dëgjohet pasi ka mikrofonin të mbyllur por nga karrigia i bën me dorë se do të të shkul veshët.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …