Topalli: Regjimet nuk largohen me votë, por me përmbysje!

Anëtarja e Kryesisë së PD, Jozefina Topalli ka qënë sot e pranishme në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, ku tha se në një vend që kryetari i opozitës është në arrest … është një vend me një demokraci që ka rrëshqitur.

“Në një vend që kryetari i opozitës është në arrest është një vend me një demokraci që ka rrëshqitur.

Një vend ku kryetarët, titullarët e institucioneve figurojnë si figurat më të korruptuara të historisë se Shqipërisë dhe janë të lirë, është një vend që rrezikon të shkojë drejt shtetit të mafias.

Një vend ku mbijeton padrejtësia, është shteti ku qeveria është vetëm një bandë.

Në një vend që avionet bien me drogë në bregdet apo mal, është vend që rrezikon të shkojë drejt të pasigurtës.

Një vend që mban kryetarin e opozitës pa çështje, pa dosje, pa fakte, pa prova, është një vend që rrezikon në çdo moment të qënies së tij si shtet. Regjimet nuk largohen me votë, por me përmbysje!”, tha Topalli.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …