GJKKO vendim politik ndaj Berishës, avokati: Nuk është humbur lufta! SPAK, parti politike!

GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesën e kryetarit të PD, Sali Berisha duke e lënë sërish në ‘arrest shtëpie’. Në një dalje për mediat, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se, Gjykata ishte në të njëjtën linjë me Prokurorinë.

Gjokutaj e konsideroi një “Procesi politik” atë ndaj liderit të opozitës duke hedhur akuza edhe ndaj kryeministrit Edi Rama për “kapjen” e drejtësisë. Ai tha se, SPAK është parti politike.

“Ne sot kishim dy objekte që ishin revokimi i masës së sigurimit dhe diligjenca dymujore, afërmend që gjykata vendosi si kërkoi prokuroria dhe u rrëzua kërkesa për revokimin e masës së sigurisë.

Ajo që është alarmante për një proces të rregullt ligjor është që diligjenca dymujore ishte kopje e dy muajve të para, i njëjti tekst me të njëjtat fakte dhe kishte një tekst që SPAK i kishte dërguar zyrës së mbrojtjes kundër zjarrit në lidhje me ndërtimet nëse kishin ose jo mbrojtje nga zjarri dhe kjo është një gjë, e cila do t’i japë një shtysë shumë të madhe hetimit.

Ky është një skandal më vete dhe ndërkohë që lideri i opozitës vazhdon arrestin shtëpiak pa u zhvilluar hetimet dhe pa u gjetur prova të reja.

Nuk kemi humbur në shkeljet e gjykatave, kemi konstatuar shkeljet e gjykatave. Nuk është humbur lufta. Atë do ta fitojmë”, tha avokati Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …