Teliti thirrje qytetarëve të Tiranës: Ja pse duhet të protestojmë para Bashkisë

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD dhe njëkohësisht nënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i kujton qytetarëve dhe taksapaguesve të Tiranës se përse jetesa e tyre është larg standardit.

Teliti u ka bërëthirrjen e tij për protestë deri në dorëheqjen e Kryebashkiakut.

Reagimi i Dorian Telitit

Mos harro që ishte 5D që gllabëroi 30 milionë euro.

Ngrihesh në mëngjes dhe nuk ke ujë në rubinetin tënd? Kujto 5D.

Çon fëmijët në çerdhe apo kopësht, por jeton në ato lagje të Tiranës që s’kanë asnjë çerdhe e kopësht publik? Kujto 5D.

Çon fëmijët në shkollë publike me klasa të mbipopulluara? Kujto 5D.

Do të nxjerrësh fëmijët të lozin në lulishte, po lulishte nuk ka? Kujto 5D.

Ngren qepenin e dyqanit dhe të vjen dhimbja e kokës nga letra e tatimeve që të ka sjellë faturën e taksave të rritura? Kujto 5D.

Mbetesh në trafik i bllokuar për orë të tëra, ku nervat ngrihen dhe shigjeta e karburantit ulet? Kujto 5D.

Paguan parkimin 1mijë lekë/ora dhe mendon se ato para do shkojnë për më shumë infrastrukturë e gjelbërim? Kujto 5D.

Përballesh me injorimin dhe braktisjen nga ana e bashkisë? Kujto 5D.

Mos harro, ndaj çohu, ngrije zërin se nuk është faji i qytetarëve që dalin ca lepra bashkie që gllabërojnë me thasë taksat e Tiranës.

Ngrihu dhe protesto të martën ora 11.00.

O sot o kurrë!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …