Rama i padëshiruar në Greqi, i kërkohet të anulojë vizitën

Dy ditë me parë mediat greke shkruanin se, kryeministri grek Mitsotakis është i shqetësuar për prezencën e homologut shqiptar në Athinë më 12 maj, pasi mund të ndikojë tek vota e shqiptarëve për zgjedhjet e eurodeputetëve grekë. Por megjithatë, kryeministri Rama rikonfirmon se nuk ka asnjë tërheqje as nga data dhe as nga vendi i planifikuar i takimit në Greqi.

“Me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë Krenar për Shqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim”, njofton Rama.

Më herët në mediat greke u raportua se autoritetet helene po vështirësonin vizitën e Ramës në Athinë, duke ndërhyrë që të mos jepej leje për sallat e mëdha ku do të organizohej eventi. Po ashtu, homologu i tij Kyriakos Mitsotakis, nuk do të takohet me Ramën, pasi ka deklaruar se do të largohet jashtë shtetit.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …