Deri kur do të vazhdojnë të humbin jetë nënash dhe fëmijësh që shteti të reagojë?

Albana Vokshi

Është e dhimbshme, tronditëse… ngjarja e nënës me tre fëmijë në Shkodër.Cila nënë do kishte zemër të shuante jetën e fëmijëve të saj?? Përvec asaj që nuk sheh shpresë askund, as te familja, as te shteti, as te shoqëria…!

Mungesa e shtetit, edhe këtë rast është ulëritëse!!
Ku ishte shteti për t’i ardhur në ndihmë, për ta mbështetur, për ta mbrojtur? Po shoqëria?
Ku është mekanizmi i referimit për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve?

Deri kur do të vazhdojnë të humbin jetë nënash e fëmijësh, që shteti të reagojë, që kjo shoqëri të reagojë, e nënat të ndihen të mbrojtura??
#Mjaft me konferenca, mbjedhje, takime sa për show e propagandë, që janë shpenzim kohe, e fondesh….miliona euro çdo vit!!!
Duhet ndryshim real i sistemit të mbrojtjes së grave e fëmijëve!!
Duhet një mekanizëm që funksionon!
Duhet ndërgjegjësim i shoqërisë!!
Kur mbron një nënë, mbron familjen, mbron shoqërinë!!

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …