Qeveria greke nuk mirëpret Ramën në Greqi, asnjë takim me të

Rama ka konfirmuar vizitën e tij në kryeqytetin grek, Athinë, më 12 maj. Duke publikuar një video në rrjetet sociale ku shkruhet, “12 maj Athinë, krenarë për ju”, Rama shkruan: “Mezi pres të takohemi, me krenari të madhe për të gjithë ju, shqiptarët e Greqisë”.

Gazeta “Kathimerini” shkroi pak ditë më parë se ministria e Jashtme greke i kishte kërkuar këshilltarit të Ramës, Endri Fugës, shtyrjen e vizitës, ndërsa bashkia anuloi lejen për tubimin.

Sipas burimeve të kësaj gazete, Rama do të kërkojë nga emigrantët shqiptarë votë kundër Fredi Belerit si kandidat për eurodeputet. Rama nuk do të ketë asnjë pritje nga qeveria greke.

About Krye Redaktor

Check Also

Ergys Agasi nuk do të bëjë burg, në dispozicion një rezidencë/ Loja e pistë për ta shpëtuar nga akuzat

Ergys Agasi është dërguar në burgun e Bradasheshit për të mos bërë burg. Ai është …