Berisha: Sot beteja jonë pa kthim shënoi një fitore të paparë në 10 vite!

Kryetari i PD, Sali Berisha, që në nisje të fjalës në tubimin qytetar, komentoi protestën tek bashkia e Tiranës. Berisha tha se, pa këtë betejë të opozitës, Erion Veliaj nuk do të kishte shkuar kurrë në SPAK, nuk do të ishte thirrur dhe të qëndronte 7 orë në prokurori.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjen më të përzemërt.

Mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh para jush qëndrestarëve dhe qëndrestareve, misionareve dhe misionarëve të të vërtetës, të dinjitetit, të shpresës, të fitores.

Të dashur miq, sot beteja jonë pa kthim, mosbindja jonë civile shënoi një fitore të paparë në 10 vite.

Një fitore epike.

Ju ndiqja në televizion tek ngrinit në erë barrikadat që mbronin kryehajnin e bashkisë.

Në gjysmën tjetër të televizionit si në një shpellë të mafies, padrino mbajti një monolog, foli me vete dy orë për vjedhjen, vjedhjen dhe korrupsionin.

Ndaluni një moment ju lutem, a mund të imagjinoni ju që pa betejën tuaj, Erion Veliaj, të cilin Dumanë dhe Zamanë e kishin amnistuar pa kushte, të guxonin ta thërrisnin 7 orë në prokurori?

Kush mund ta imagjinojë një gjë të tillë?

Kjo ishte beteja juaj e fituar dhe ju nderim do keni gjithmonë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Beleri refuzoi të kandidojë për Edi Ramën, nuk pranoi të bënte pis duart për mafien e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar ftesën e Edi Ramës për Fredi Belerin që …