Lubonja: Rama donte të mbulonte “diellin me shoshë”, por korrupsioni është i llahtarshëm

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar mbledhjen e PS të kryeministrit Edi Rama. Lubonja theksoi se kryeministri donte të mbulonte diellin me shoshë. Sipas tij, Rama në mbledhjen e PS-së ndau veten nga të tjerët, duke vijuar narrativën sikur i miri është vetë dhe të këqinjtë janë “të tjerët”.

“Rama ndau veten nga të tjerët. Edi Rama dikur tha se është sistemi e jo punë individësh, por duket se kjo nuk del se është e vërtetë. Ishte përsëritje e asaj që thotë se ne do të ndërtojmë shtet. Kryeministri donte të mbulonte diellin me shoshë, por shosha është hapur shumë dhe duket. Edhe Veliaj është si ana tjetër e medaljes së Ramës, sepse Tiranën e kanë qeveritur të dy.

Grabitja e hapësirave publike që iu bëhet qytetarëve është bërë nga bashkia në Tiranë dhe qeveria. Kullat në Tiranë dalin nga thasët e krimit të organizuar. Bashkëpunimi i Edi Ramës me Erion Veliaj për mua është evidente. Rama donte të binddte të tjerët se unë jam i pastër. Korrupsioni tani është i llahtarshëm”, tha Fatos Lubonja për News24.

About Redaksia

Check Also

Kur një televizion kombëtar shndërrohet në një organ propagande të PS dhe të korrupsionit qeveritar!

Nga Gazment BARDHI Kur një televizion kombëtar shndërrohet, fatkeqësisht, në një organ propagande të Partisë …