Paloka: Reagimi i Ramës për armiqtë e partisë, i njëjtë me reagimet që bënte diktatori Hoxha

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas fjalës së kryeministrit Rama gjatë mbledhjes me drejtuesit e PS. Paloka është shprehur se reagimi i Ramës për armiqtë e partisë është i njëjtë me reagimet që bënte diktatori Hoxha duke i pushkatuar për grup armiqësor

Reagimi

Me sa po lexoje ne portale, gjithe fjalimi i stergjate i Rames me tufen e tij , mund te permblidhet ne nje fjali : “Une jam i paster , po kam fatkeqesine qe rrethohem nga hajdute e delinkuente…”

Edhe ne kete rast nuk eshte origjinal, po kopjon babain shpirteror.

Diktatura komuniste u ngrit mbi krimin dhe ju solli vec vuajtje e mjerim shqiptareve.

“Zgjidhja” qe kishte gjetur diktatori ne ate kohe per tu shfajsuar e njekohesisht per te mbajtur pushtetin personal, ishin “grupet armiqesore” . Ne periudha te caktuara , diktatori “zbulonte” nga nje grup armiqesor dhe pastaj ja hidhte gjithe mekatet e asaj periudhe atij “grupi armiqesor”. Dikujt i faturonte krimet, vrasjet, burgosjet e dikujt tjeter deshtimet ne ekonomi. Keshtu edhe mbante nen terror edhe shfajsonte veten perpara shqiptareve. Ne ate kohe propaganda nxorri dhe nje shprehje qe ti pershtatej asaj strategjie : “Nga burimi uji del i paster, por turbullohet rruges”. Pra shoku Enver ishte “babaxhani” qe mendonte vetem per te miren e popullit, po ishin te tjeret poshte tij qe i prishnin punet …

Eshte e njejta gje per te cilen u perpoq Rama t’ju mbushte mendjen shqiptareve sot e gjithe keto kohe.

Qe vjedhjet dhe abuzimet jane sheshit, kete nuk mund ta fshehin dot, atehere le t’ju servirim shqiptareve kete variantin e liderit te paperlyer e fatkeq qe i hane dardha e fiq pas shpine…

Nuk e di ne se Rama pret vertete qe shqiptaret ta besojne kete, po nderkohe ai po e luan dhe lojen e fundit qe i ka mbetur te luaj pas gati 12 vjetesh ne krye te qeverise e mbi 25 vitesh me pushtet!

About Redaksia

Check Also

Argita Malltezi: Pas rikthimit të vulës, demokratët po rikthehen në PD

Argita Malltezi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila riktheu vulën dhe logon …