Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Akt-ekspertimi: Konflikti me armë nisi nga viktima

Është mbajtur këtë të martë në Gjykatën e Apelit seanca për ish-efektin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar me 22 vite burg për vrasjen në Elbasan të Pjerin Xhuvanit dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Ekspertëve e pavarur që kanë rindërtuar skenën e krimit kanë paraqitur konkluzionet e riekspertimit, sipas të cilave rezulton se konflikti i armatosur ka nisur nga pozicioni ku ka qenë viktima. Pavarësisht kësaj sipas ekspertëve, Pjerin Xhuvani nuk rezulton të ketë patur armë pasi nuk i janë gjetur gjurmë baruti në duar.

“Konflikti i armatosur fillon nga pozicioni ku është viktima. Reagimi i të pandehurit që tërhiqet besojmë se ka identifikuar qitës. Nga gëzhojat që kemi gjetur në vendngjarje, patjetër që Pjerin Xhuvani ka pasur në krah një qitës, jo më larg se 1 metër. Në trupin e viktimës faktor plotësues që mund të jetë kontaminuar nga një qitës pranë tij. Viktima Pjerin Xhuvani nuk na rezulton të ketë pasur armë dhe fakti që Pjerin Xhuvanit i janë gjetur faktorë plotësues (gjurmë baruti) në rroba dhe jo në duar, tregon që nuk ka pasur armë”, thuhet në konkluzionin e ekspertëve.

Gjatë seancës, Arbër Paplekaj pyeti në sallë ekspertët: “A mund të ketë qene ngjitur një qitës me viktimën derisa faktorët plotësues dalin nga tyta dhe anësore nga dritarja pistoletës?”.

Ekspertët përgjigjen: “Po, ngjitur 1 cm afër ose maksimalisht deri në 1 metër afër.”

Ngjarja u regjistrua më 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë, pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, ish-efektiv e RENEA-s dhe shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ai ishte pjesë e një grupi nga PD e asaj kohe për “mbrojtjen e votës”.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota, punonjëse e policisë. Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që, sipas tij, po blinin vota.

Në një deklaratë për mediat më 22 prilli 2021, ish-kryepolici Ardi Veliu nuk pranoi përgjegjësitë e policisë, ndërsa mohoi të ishin gjetur prova për shitblerje vote.

Ndërsa gjykata ka vlerësuar se mosveprimi i trupës policore në asnjë nga momentet e kësaj situate shkon deri aty sa në vendngjarje të përdoren armë.

Sipas hetimeve nga prokuroria, u gjetën 5 fletë me lista emrash dhe ID, 17 fletë formati, kopje kartash identiteti dhe pasaporta biometrike, 5 gjurmë kopjues dhe një formular patronazhi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …