Dosja “Partizani”, Malltezi: Nuk ka asnjë shkelje, SPAK ka falsifikuar dokumente!

Argita Malltezi, vajza e kryetarit të PD, Sali Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, të dy në arrest shtëpie të caktuar nga Gjykata e Posaçme që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv të klubit “Partizani”, ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin “Ora e Betit” te moderatores Beti Njuma në “Ora News”.

Me bluzën “Lironi Liderin e Opozitës”, Malltezi foli edhe lidhur me përjetimet e saj të këtyre momenteve.

“Në aspektin personal njeriu e ka të pamundur të zgjedhë një jetë të rrafshët dhe pa sfida. Por shumë shpesh gjatë kësaj periudhe, nëse të bien sfida, je me fat nëse mundesh t’u japësh fëmijëve një model.

Se me kalimin e kohës ata arrijnë të formojnë fizionominë e tyre, je me fat nëse mundesh t’u japësh atyre një model se si përballohen sfidat është një arritje shumë e madhe.

Përpiqemi të krijojmë normalitet mes nesh me aq sa mundemi. I mungojnë shumë takimet me njerëzit dhe shtrëngimi i duarve me ta. Edhe pse takimi i përnatshëm me ta në tubimet është disi lehtësues”, tha Malltezi.

Si është dita e z. Berisha në këto 5 muaj?

Ndahet në mënyrë të kronometruar në segmente të caktuara, dhe në materiale që ai po i punon dhe mbase do t’i publikojë shumë shpejt besoj. Përgatitet për fjalimet e tij të darkës, si dhe informohet pa limit përmes medieve, si dhe nuk i ndahet ushtrimeve fizike.

Dosja “Partizani”

Argita Malltezi: Kjo është një dosje pa çështje. Nuk ka asnjë shkelje të asnjë dispozite, dhe këtë ata nuk e kanë treguar në çfarë forme dhe kush është dispozita e shkelur që ia atribuojnë Sali Berishës.

Për të bërë këtë dosje, SPAK ka falsifikuar dokumente, ka shtrënguar fakte dhe këtë e ka bërë jo vetëm kur gjykata vendosi në 2023, por në çdo raportim dymujor që bëhet në atë çështje.

About Redaksia

Check Also

Meta: Dumani në shërbim skllavërues ndaj Ramës!

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka akuzuar drejtuesin e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e …