Ftesa e Ramës/ Boçi: Hipokrizi!! Është në presion të trefishtë

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka reaguar ndaj Ramës për thirrjen që i bëri opozitës për reformat anti-korrupsion. I ftuar në SYRI TV, Boçi e cilësoi si një hipokrizi të kryeministrit teksa ky i fundit gjendet në presion, nga protestat, nga ndërkombëtarët dhe nga situatat korruptive që eshtë evidentuar brenda qeverisjes tij.

“Unë mendoj që ka një lloj hipokrizie në një strandart të ri të Ramës duke u gjendur në një lloj presioni të trefishtë, nga protestat, nga ndërkombëtarët dhe nga situatat korruptive që eshtë evidentuar brenda qeverisjes tij, dhe tani kërkon që të hedhe atë pjesen e fajësisë së supozuar tek mungesa e vullnetit politik të opozitës, por kjo s’është e vërtetë.

Opozita jo thjeshtë me deklarata por dhe me veprimet e saj ka mbështetur çdo nismë qoftë ligfjore apo faktike në raport me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Madje, sot komisioni i integrimet drejtohet nga një përfaqësuesi PD dhe pjesëmarrja jonë në komisionin e integrimit ka qene e plotë dhe kemi dhënë dakortësinë tonë.

Ai që ka penguar integrimin ka qenë pikërisht Rama, megjithëse ka hapur 5 herë atë shampanjëjn e hapjes së negociatave, por duhet t’ju referohemi dhe qëndrimeve të tij në raport me situatën kur ka qenë në opozitë”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …