Rezoluta rilindase… si pusullë hajduti!

Nga Iva V.GRILLO

Vetëm sot pata mundësi të lexoj përmbajtjen e “rezolutës” që kasta në pushtet paska hedhur për konsum kombëtar e ndërkombëtar…

Më ngjau me ato rastet kur hajdutët i lënë një pusullë “përshëndetëse” viktimës, pasi kanë mbaruar “punë”…

“Rezoluta” me stilin sa pompoz aq edhe te mjerë dhe stërbetimet sa karagjoze aq edhe bajate, duket se shërben thjeshtë si nje gjethe fiku për qeverinë më të korruptuar në historinë e Shqipërise e me gjerë.

“Rezoluta” qoftë në stil, qoftë në ide, qoftë në objektiv është një tallje e madhe…dhe një produkt vërtetë qesharak.

U dashka një rezolutë për të bërë detyrat bazike të një shteti: “shtetbërje”? “fuqi ligji”? “luftë kundër korrupsionit”?!

Po pika që nuk ju bie në qoftë se pas 12 vitesh në pushtet fuqinë për të bërë këto punë bazike shtetërore nuk gjeni tek përgjegjësia e mandati që keni, por u dashka të shpikni rezolute…

Në fakt rezoluta është manovra e fundit për të mbuluar me një arnë të madhe dështimin spektakolar së reformës në drejtësi dhe zhvatjen e paskrupullt që i kanë bërë vendit.

Rezoluta…një pusullë hajdutësh!

#stopfarsesrama

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …