“Ishte një padrejtësi”, Tuchel i zhgënjyer, Neuer: Më vjen keq, fund i hidhur!

Thomas Tuchel zhvilloi ndeshjen e fundit me Bayern Munich në Champions League, për fatin e tij të keq, nuk arrti t’i shkonte deri në fund, duke bërë që gjigandët gjermanë, si rrallë herë të mbyllin një sezon me zero trofe.

“Jemi të zhgënjyer, por edhe të mërzitur për atë episod në fund të ndeshjes, që nuk ishte pozicion jashtë loje. Është e vështirë për t’u pranuar, ishim shumë pranë kualifikimit. Për të fituar kundër Real Madrid nuk mjafton vetëm fusha, duhet të fitosh që në dush. Për fat të keq ata na barazuan pas një gafe të atij që deri në atë momente ishte lojtari më i mirë në fushë, Neuer, më pas erdhi dhe një gabim dyshe kundër nesh, nga arbitri dhe anësori. Kjo nuk mund të pranohet.

I kënaqur me paraqitjet e djemtë? Shumë, nuk është e lehtë të luash këtu. Nuk ishim perfekt, nuk jemi në finale, por dhamë gjithçka në fushë, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ta pranojmë”, u shpreh Tuchel.

Deri në minutën e 88-të, përpara se Reali të shënonte golin e barazimit, Manuel Neuer ishte lojtari më i mirë në fushë, me kapitenin që ishte i pakalueshëm, por për ironi të fatit, një gabim i tij solli më pas përmbysjen e madhe.

“Të gjithë ata që luajnë futboll e dinë se si ndihem tani. Dolëm jashtë në momentin final të ndeshjes. Po udhëhiqnim deri në minutën e 88-të, kjo është me të vërtetë e hidhur. Kishim hedhur një hap drejt Londrës, e shihnim veten në finale, nuk kam fjalë ta përshkruaj atë që ndjej”, u shpreh Neuer pas ndeshjes.

About Redaksia

Check Also

Hysaj fajësohet për golin e dytë të Italisë, uli kokën dhe lejoi rrjetën

Një video nga momenti kur Italia shënoi golin e fitores me Shqipërinë është bërë virale …