E rëndë në Tiranë/ Gjenden të vdekura dy vajza ukrainase

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku dy shtetase ukrainase janë gjetur pa shenja jete në banesë.

Autoritetet policore raportojnë se viktimat janë shtetaset ukrainase Antonina Kozachenko, 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova, 40 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, tek “Selvia”.

Dy ukraines janë gjetur pa shenja jete nga shoqja e tyre e dhomës. Sipas bluve të kryeqytetit, araprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Policia bën me dije se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dyshohet se punonin si “eskorta” në Tiranë

Detaje të reja dalin në dritë nga vdekja e dy vajzave ukrainase në Tiranë.

Viktimat janë identifikuar: Antonina Kozachenko (25 vjeç) dhe Anastasia Lopukhova (40 vjeç), të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e sotme në banesën e marrë me qira ditore në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se dy ukrainaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Burimet mediatike bëjnë me dije se viktimat kanë konsumuar “Xanax”, ku në dhomë i janë gjetur edhe pilulat që dyshohet se i kanë konsumuar.

Vajzat dyshohet se punonin si ‘eksorta’ në Tiranë

Sipas informacioneve paraprake dy vajzat ukrainase, që u gjetën të vdekura këtë të premte në një apartament, dyshohet se punonin si punonjëse seksi (eskorta).

Burimet mediatike bëjnë me dije se ka dyshimeve të arsyetuara se Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova ushtronin këtë veprimtare të paligjshme në vendin tonë.

Të dyja kishin mbërritur në Shqipëri pak ditë më parë dhe qëndronin në një apartament me qira ditore ne zonën e ‘Selvisë’ me një mikeshë, e cila kishte ardhur në vend rreth dy muaj më parë. Ishte kjo e fundit që gjeti trupat e pajetë të 25 dhe 40-vjeçares në banesë.

Në një banesë në katin e tretë në rrugën e Dibrës qëndronin të treja prej një jave ku kishin bërë rezervimin dhe pagesën. Faturat dhe pagesat janë vënë në dispozicion nga pronari i banesës.

Sipas policisë tre vajzat kanë konsumuar ilaçin ‘xanas’ dhe tramadol për disa orë, deri sa kanë rënë në gjumë. Dy vajzat 25 dhe 40 vjeçe nuk janë zgjuar, dhe e vetmja që u zgjua ishte shoqja e tyre e cila njoftoi policinë.

Ajo i ka gjetur njërën në dysheme dhe tjetrën në kolltuk me shkumë nga goja. Grupi hetimor është duke kryer verifikime për sa i përket aktivitetit të tyre në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi, ndërsa do të bëhet ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur akuzat.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …