Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Burime nga policia bëjnë të ditur se, disa të shtëna me armë kanë ndodhur në lagjen ‘Salo Halili’ të qytetit.
Si pasojë një person ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Policia e Shkodrës/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.