Ministrja e Arsimit presion drejtorëve të shkollavë të mbledhin vota për Ramën!

Edhe drejtorët e shkollave patronazhistë/ Berisha: Shkollat dhe kongresi i partisë së krimit!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar skandalin e ministres së Arsimit, e cila u ka bërë presion drejtorëve të shkollave që të mbledhin vota për Edi Ramën në zgjdhjet që do të bëhen në PS.

Berisha pasi ka publikuar denoncimin e një mësuesi shkuran se, shkollat dhe Kongresi i Partisë së krimit.

Postimi i kreut të PD, Berisha

Shkollat dhe Kongresi i Partisë së krimit!

Lexoni denincimin e mësuesit dixhital.

Pershendetje dr. Ministrja e arsimit po ushtron presion ne te gjitha shkollat e teritorit te bashkisë rrogozhin. Edhe drejtorat e shkollave jan kthyer ne patronazhista.

………..

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu djeu bënte thirrje anëtarëve të PS: “Partia Socialiste, familja e madhe që i hap derën të gjithëve!  Ka nisur sot prej orës 15:00 procesi i zgjedhjes për delegatët e Kongresit edhe për PS.”

Më tej Berisha ka ftuar ndjekësit e tij të lexojnë denoncimin e një mësuesi nga Rrogozhina, që ministrja në fjalë si edhe nxënësit e studentët, po kërkon ta fusë në rresht: “Përshëndetje Doktor. Ministrja e Arsimit po ushtron presion në të gjitha shkollat e territorit të bashkisë së Rrogozhinës. Edhe drejtorët e shkollave janë kthyer në patronazhistë.”

Shfrytëzimi i shkollave për të mbledhur vota nga Partia Socialiste “e rilindur” prej Edi Ramës, qoftë për zgjedhjet e përgjithshme, qoftë ato vendore, qoftë të brendshme të saj, dëshmohen me pamjet dhe denoncimin në vijim.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …