Qeveria e ka kthyer portin detar në një han pa porta për kontrabandistët rusë dhe mafian ndërkombëtare

DEKLARATE E ANETARIT TE KESHILLIT KOMBETAR TE PD, LISANDER HOXHA:

Shqipëria që prej 2022 ka aplikuar sanksione ndaj Rusisë duke u bashkuar me vendet e Perëndimit kundër agresionit rus të Putinit ndaj Ukrainës.

Ky jo vetëm si një detyrim ndaj NATO, por edhe ndaj partnerëve tanë amerikanë.

Sanksionet janë një mekanizëm për të dobësuar ekonomikisht makinerinë e luftës së regjimit të Vladimir Putin.

Partia Demokratike ka mbështetur fuqimisht Ukrainën dhe vendet e NATO-s në çdo nismë për të frenuar makinerinë e luftës së Putin për të vazhduar më tej pushtimin e saj.

Edhe qeveria Rama në dukje ka bërë të njëjtën gjë, por në fakt vepron ndryshe.

Prej muajsh ka raportime për anije që vijnë nga Rusia të ngarkuara me mallra të ndryshme.

Rasti i fundit është i datës 24 Mars 2024, me një anije ruse të nisur nga porti i Rostov on Don drejt portit të Durrësi me nr, OMSKIY-105.

Anija në fjalë është zhdoganuar më datë 26 Mars 2024 me një procedurë të dyshimtë e cila krijon kushtet për kontrabandë.

Dërguesi i produkti, kompania CJSC Red October është një kompani e dyshimtë e cila nuk tregon origjinën e mallit. Ajo merret vetëm me dërgesa nga Rusia drejt vendeve të tjera.

Malli që është shkarkuar nga dogana shqiptare nuk është peshuar sipas procedurave ligjore standarde, por është larguar menjëherë nga porti duke rritur dyshimet për kontrabandë.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve kompetente të nisin menjëherë hetimet për këtë rast.

Shqipëria duhet të jetë e vërtetë dhe serioze në angazhimin e saj si vend anëtar i NATO për të kontribuar në këtë luftë me çdo mjet dhe mënyrë.

Qeveria Rama është sot e dyshimtë nga partnerët në çdo hap të saj për shkak të korrupsionit madhor.

Vendi ynë nuk mund jetë parajsë kontrabande për naftën, elbin apo mallrat të tjerë që futen rëndom në vendin tonë.

Qeveria Rama dhe doganierët e Rilindjes e kanë kthyer portën tonë kryesore detare në një han pa porta për kontrabandistët rusë dhe mafian ndërkombëtare duke na bërë të pabesueshëm në angazhimin tonë euroatlantik.

Partia Demokratike është e vendour të vijojë luftën e saj kundër korrupsionit duke denoncuar publikisht çdo rast që cënon sigurinë tonë kombëtare, integritetin e vendit tonë në NATO dhe përbën shkelje korruptive.

Shqiptarët kërkojnë një qeveri serioze e cila të luftojë seriozisht korrupsionin dhe të angazhohet fuqimisht në krah të partnerëve.

Regjimi Rama do te ketë fundin e të regjimeve që mbijetojnë mbi korrupsionin dhe kontrabandën.

About Redaksia

Check Also

Argita Malltezi: Pas rikthimit të vulës, demokratët po rikthehen në PD

Argita Malltezi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila riktheu vulën dhe logon …