Ancelotti ngre në qiell talentin turk: Topi është i dashuruar me Arda Güler!

Një ndeshje tjetër, një gol tjetër. Arda Guler e shënoi mbrëmë golin e tretë sezonal, të dytin radhazi. Kundër Alavesit, ylli i ri turk e gjeti golin e radhës në La Liga.

Që kur iu bashkua Real Madridit e fitoi titullin e kampionit në kampionatin spanjoll, ndërsa ka nisur të akumulojë më shumë minutazh.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes nuk e ka ndërmend të ndalet më, si në shënimin e golave ashtu edhe në paraqitjet e tij pozitive.

E lojtarin e lindur në vitin 2006 e ka lavdëruar trajneri Carlo Ancelotti pas fitores së mbrëmshme me rezultat 5:0 ndaj Deportivo Alavesit.

“Më pëlqen shumë. E gjithë skuadra, i tërë stafi, e vlerësojnë të gjithë shumë. Ai është më i riu i skuadrës. E ka një dhuratë. Shënon gol edhe kur është e vështirë. Topi është i dashuruar me Arda Gülerin, kjo është mjaftueshëm e qartë. Jemi mjaft të kënaqur që është këtu dhe që mund të jetë e ardhmja e ekipit”, deklaroi trajneri italian në konferencë për shtyp.

Güler pati vështirësi në fillim të eksperiencës së tij, derisa e përshkuan lëndimet dhe iu nevojit një periudhë ambientimi, ndërsa tash ka nisur t’i tregojë vlerat e tij dhe po ka më shumë minuta në këmbët e tij. 

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …