Skandali i TIMS/ Pse Balla do të pyetet me dyer të mbyllura në komisionin hetimor

Mbledhja e komisionit hetimor për sistemin TIMS vijon nga puna me dyer të mbyllura. Kështu kanë votuar anëtarët socialistë të Komisionit Hetimor.

Mësohet se në komision do të pyetet ministri i Brendshëm Taulant Balla, pavarësisht hezitimit fillestar dhe faktit se 5 anëtarë të opozitës nuk posedojnë certifikatë sigurie.

Ministri i Brendshëm ka hyrë në mbledhjen e komisionit dhe do të japë dëshminë e tij me dyer të mbyllura, edhe pse gjatë debateve të mëhershme opozita refuzoi të pranonte kërkesën e tij.

Pas tre orësh debate komisioni miratoi të njëjtën kërkesë të deputetit socialist Nasip Naço, që ministri Balla të pyetet me dyer të mbyllura.

‘Po hedh për votim kërkesën e Naços që mbledhja e komisionit të bëhet me dyer të mbyllura. Mos i fusni duart kështu pa ua dhënë fjalën. Mbledhja me dëshmitarin të bëhet e mbyllur. Anëtarët e pa pajisur me certifikatë sigurie të marrin pjesë në mbledhje dhe mbledhja të zhvillohet. Më vjen mirë që sa herë ju flas unë ju kërceni përpjetë’, tha Salianji mes tensionesh pas votimit.

About Redaksia

Check Also

Shembja me turp e mitit te reformës ne drejtësi, si streha e fundit e narkoshtetit!

Nga Petrit VASILI Reforma ne drejtësi nga një moment transformimi pozitiv i sistemit te drejtësisë …