Gjarpri futet në shkollën e Zahos! Alarmohet Rama, urdhëron policinë të gjejë “fajtorin”

Ditën e djeshme një gjarpër ka pickuar një nxënëse shkolle në zonën e Lundrës në Tiranë.

Një ngjarje e pazakontë, por ndërhyrja bëhet emergjente nga ana e policisë kur zvarraniku i rrezikshëm futet në një ambient ku kryen shkollën djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zahos.

Bëhet fjalë për shkollën private “World Academy of Tirana”, më luksozja dhe me çmime stratosferike të cilat janë të papërballueshme për shtresën e mesme në Tiranë por jo për familjen Rama e cila investon miliona lekë për arsimin e fëmijës së tyre.

Të alarmuar autoritetet për shkak se në këtë shkollë ndodhet Zaho Rama, me “urdhër nga lart” policia e Tiranës reagon me shpejtësi për të gjetur “fajtorin”.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë proceduar në gjendje të lirë një 40-vjeçar, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambienteve. Sipas policisë, shtetasi me iniciale E.H, ka abuzuar me ‘detyrën’ pasi nuk ka kryer siç duhet dezinfektimin e shkollës dhe si pasojë një nxënëse është pickuar nga gjarpëri.

 “U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambienteve. Ky shtetas, sipas kontratës së nënshkruar me një shkollë private në Lundër, dyshohet se nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës, dhe si pasojë një nxënëse, është pickuar nga një gjarpër”, njofton policia e Tiranës.

Aktualisht nxënësja që është pickuar nga gjarpri ndodhet e shtruar në Spitalin e Pediatrisë, jashtë rrezikut për jetën.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …