Meta: Nuk ka pasur dhe nuk ka kryeministër më të mirë se Edi Rama për Beogradin!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar deklaratat e Aleksandër Vulin dhe qëndrimet e Edi Ramës me qeverinë serbe.

“Sot do të fillojmë këtë konferencë shtypi me një qëndrim që ka të bëjë me politikën e jashtme.

Në mënyrë të përsëritur, kryeministri bën akte që kërkon të shmangë vëmendjen nga korrupsioni skizofrenik, duke krijuar fakte që nuk ekzistojnë apo çështje që nuk ekzistojnë.

I shërbejnë shefave të Ramës për ta përdorur atë dhe sjelljet e tij për të dëmtuar Kosovën dhe për të minuar vlerat europiane. Kjo shkon në interes të Rusisë.

Deklaratat e fundit të Vulin, zv.kryeministër, që thekson se takimi i Ramës i shërben nacionalizmit për Shqipërinë e Madhe.

Rama synon që të bëjë liderin e Ballkanit, por që është tmerruar dhe nuk tregon të dhënat e CENSIT.

Reagimi i Vulin se, bota serbe mund të ndalojë Shqipërinë e madhe është e turpshme. Nuk ka pasur dhe nuk ka kryeministër më të mirë se sa Edi Rama për Beogradin, aq sa është quajtur më i miri pas Pashiçit”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …