Rama braktis sërish Kuvendin, Nikolla: E zëvendëson Spiropali!

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvend pasi kryeministri Edi Rama sërish ka braktisur parlamentin duke mos qenë prezent.

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, ku në total Shehu ka parashtruar 19 pyetje për këtë temë.

Në kushtet që kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në sallën e Kuvendit, Nikolla tha se, “kompetencat e kryeministrit i ka marrë Spiropali”.

Gjithashtu projektligji për privatizimin e pronës shtetërore ka nxitur debate që në nisje të seancës plenare. Opozita kërkoi që ky pr.ligj të hiqej nga rendi i ditës, por kërkesa e tyre u rrëzua me votat e PS.

Korreshi: “Pronat një herë i dhatë me qira, pastaj u prish investimi 2150 përqind e u ndërtua kulla. Po ndërroni tokat në dell kanali me tokat shtetërore. Na vini edhe amendamentin se si vidhet më mirë”.

Debate duket se ka pasur mes deputetes demokrate, Dhurata Çupi dhe Eduard Shalsi sa i takon pr/ligjin për privatizimin. Çupi kërkoi heqjen nga rendi i ditës i pr.ligjit për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore. Është antikushtetues, po i jepni pronat publike oligarkeve.

Çupi: “Sot në rend është edhe pika 8 për privatizimin e pronave shtetërore. Propozuesit nga PSD nuk kanë asnjë lidhje. Propozimi qeverisë dhe Ramës. Tërhiqeni nga votimi. Është antikushtetues dhe abuziv. Projektligj i porositur. Do marrë edhe ato pak prona shtetërore që i kanë mbetur vendit. Është ligj për klientët e qeverisë. Mblidh grupin e PS dhe tërhiqeni nga rendi i ditës”

Kaq mjaftoi që të ndërhynte dhe Nikolla, e cila kaloi për votim këtë kërkesë, ndërsa deputetët kanë votuar pro vijimit të mbajtjes në rend dite të këtij pr.ligji.

Po ashtu sot pritet që Kuvendi të miratojë marrëveshjen me Italinë për njohjen e pensioneve.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Boshti qendror i kësaj fushate duhet të jetë ekonomia, ekonomia dhe vetëm ekonomia!

ryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me drejtuesit e grupeve të punës …