Takimi me diasporën mbi 2 milionë euro, Rama paditet në SPAK

Sekretari për diasporën në PD, Indrit Hoxha, ka depozituar në SPAK provat dhe faktet të publikuara tashmë në media në lidhje me skandalin e fundit që ka përfshirë kryeministrin Edi Rama, i cili ka prezantuar një agjendë në lidhje me takimet e diasporës shqiptare nëpër botë, duke detyruar administratën dhe prekur taksat e shqitparëve për këto vizita.

Në një deklaratë për mediat para SPAK, Hoxha theksoi se Kryeministri nuk mund të vazhdojë të manipulojë vjedhë votat e shqiptarëve dhe atë që ka bërë në Shqipëri tashmë kërkon ta bëjë në diasporë.

‘Të gjitha faktet tashmë janë në SPAK. Në ditët në vijim nga selia e PD ne do kemi deklarata ku do tregojmë çdo fakt tjetër që lidhet me këto lëvizje të kryeministrit dhe me abuzimin e taksave të shqiptarëve. Cilido që ka vendosur dorë mbi taksat e shqiptarëve do të japë llogari përpara drejtësisë’, u shpreh Hoxha.

Hoxha: Një emision investigativ ka nxjerrë me zë dhe figurë titullarë dhe drejtues të institucioneve të ndryshme në Shqipëri të cilët kanë mbushur furgonat autobusat kanë detyruar administratën të shkojë në takimin e kryeministrit në Athinë. Kjo është një gjë e patolerueshme për opozitën shqiptare. Kryeministri nuk mund të vazhdojë të manipulojë vjedhë votat e shqiptarëve dhe atë që ka bërë në Shqipëri tashmë kërkon ta bëjë në diasporë. Të gjitha faktet tashmë janë në SPAK. Në ditët në vijim nga selia e PD ne do kemi deklarata ku do tregojmë çdo fakt tjetër që lidhet me këto lëvizje të kryeministrit dhe me abuzimin e taksave të shqiptarëve. Cilido që ka vendosur dorë mbi taksat e shqiptarëve do të japë llogari përpara drejtësisë.

Shifrat kalojnë vlerën mbi 2 milionë eurove që kryeministri do të zhvillojë në të pestat takimet që kryeministri do të zhvillojë, në Athinë, Milano, Londër, Duseldorf për agjendën që ka paraqitur, por përveç vlerës ekonomike ka të bëjë me detyrimin e administratës publike i cili i organizon dhe i çon nëpër këto vende për të mbushur sallat e luksit nëpër këto takime shoë në cilësinë e Kryetarit të PS dhe jo të kryeministrit të vendit dhe nuk i kanë asnjë borxh qytetarët shqiptarë se përse duhe të paguajnë nga xhepi i tyre për këto vlera monetare Kryetarin e PS-së.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Për aeroportin e Vlorës shqiptarët do paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët që nuk vijnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në tubimin qytetar, akuzoi Edi Ramën se …