4 vite nga shembja/ Sot magjia me emrin Teatër është një gropë dhe ruspa!

Nga Alba KEPI

Njerëz të shëmtuar!

4 vite nga shembja e Teatrit!

Ju autorë të këtij krimi jeni njerëz të shëmtuar si gërmadhat e një vepre arti hedhur në erë nga bombardimi.

Shkatërrimi është arti i atij që do veç luftën!

Shkatêrrimi është zotësia e këtij pushteti!

Si barbarët shkatërruan kujtimet, çastet, emocionet pa të cilat nuk ka vlerë dita, numri i tyre, jeta.

Jeni njerëz të shëmtuar si gërmadha e një vepre arti hedhur në erë nga bombardimi.

Urrëjtja e këtij pushtetit është historia, identiteti, arti, kultura…

4 vite nga shembja dhe shkatërrimi i këtij simboli jete ku për herë parë pashë Çim Bashën – Arturo Ui, Roza Anagnostin tek Nata e 12, Robert Ndrenikën te Kopraci, Reshat Arbanën, Roland Trebickën, Çim Xhepën, Violeta Manushin, Luiza Xhuvanin, Eva Alikaj, Ilia Shytin, e shumë të tjerë në interpretime talentuoze.

Këtu u ula pêr herë të parë në një sallë Teatri.

Këmbët nuk më arrinin në tokë por ndjehesha e madhe, mbi atë kolltuk të butë e me një biletë në duar që poziciononte vendin tim.

Dritat fikeshin, heshtje e niste Magjia.

Përpiheshe nga skena.

Qesha, qava, ëndërrova me ta.

Ishte takimi i preferuar me tim atë çdo të shtunë pasdite.

Sot kjo magji me emrin Teatër është një gropë e ruspa.

Në Tironë, e besoj si në cdo qytet e katun të Shqiperise, pronarët falën pjesë nga tokat e tyre e ndihmuan financiarisht për të sjellë zhvillimin.

Shkatërrimi është e vërteta e pushtetit!

Fisnikëria opozitare është historia!

Fisnikëria jonë është Atdheu!

Shkatërruat kujtimet tona e veç barbarët e kanë bërë në historinë Botërore.

Fisnikëria opozitare është Atdheu!

Ju urrejtjen e keni ndaj vetes!
Halabakë!
@mettere in evidenza

#halabake
#pafjale #ju #urretjenekenimeveten #mbitrupidojumbij #shkaterrimi

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …