Dyfishimi i akcizës mbi birrën goditi prodhimin shqiptar, Teliti: Lulëzoi importi i “miqve”!

Nga Dorian TELITI

Dyfishimi i akcizës mbi birrën vendase ja doli të godasë prodhimin shqiptar. Lulëzoi importi i ‘miqve’.

Për kujtesë: Pas shumë kundërshtish dhe paralajmërimesh, pas hedhjes poshtë të amendamentit tonë në nëntor 2022 për mos-rritjen e akcizës së birrës prodhim vendas, pas insistimit dhe forcës së kartonit të dhunshëm qeveritar, që prej 1 janarit 2023 akciza për birrën shqiptare u dyfishua, duke u trajtuar tashmë njësoj me birrat e importit.

Fakt 1: Që nga ai moment, disa subjekte shqiptare falimentojnë, fillon rënia e prodhimit dhe shitjes së birrës vendase, ndërkohë që rritet ndjeshëm importi i birrave prodhim i huaj.

Fakt 2: Ndërkohë që deri 1 janar 2023 tregu dhe shitjet dominoheshin nga prodhimi vendas shqiptar, tashmë 60% e tregut dhe shitjeve janë prodhim importi, me trend që vazhdon e rritet muaj pas muaji.

Përfundimi i hidhur: qeveria për të disatën herë, njësoj si me produktet bujqësore e blegtorale, ndërmorri politika ‘anti-produkt shqiptar’, duke e goditur prodhimin vendas e duke favorizuar disa ‘miq importues’.

Mjaft me këto politika klienteliste, mjaft u godit sipërmarrja shqiptare.

Gjykata Kushtetuese të pranojë kërkesën e drejtë të Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkolike Vendase, duke shfuqizuar dyfishimin e akcizës Rama mbi birrën shqiptare.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës! Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, …