Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit!

Nga Kim MEHMETI

Edhe sikur të ishte rrugaç, e jo më Kryeministër i mëmëdheut, do çohej në këmbë që t’ia shtrinte dorën qoftë edhe një lypsari që i afrohet ta përshëndesë, e jo më Kryeministrit të Kosovës.

Por Piktori nuk është rrugaç, e siç duket as Kryeministër, por vetëm një delirant që e shpërfaq mjerimin politikë të shqiptarisë.

Dhe nëse e vëreni si është shtrirë në kolltuk, do mund ta lexoni pse nuk çohet dhe cilën porosi ua përcjellë votuesve të Kryeministrit të Kosovës – përçmimin!

Pra nëse e vëreni kujdesshëm qëndrimin e tij përderisa i afrohet Kryeministri i Kosovës, do mund ta shpalosni se ai ndjehet si drejtues i një populli me elita pa ndërgjegje, andaj edhe nuk ka frikë që  paburrërinë e vetë ta shpallë si ves mbarë shqiptarë.

Diku mes këtyre dy të vërtetave qëndron ajo më e dhimbshmja: ndaj Kryeministrit të Kosovës Piktori sillet siç nuk do sillej as një funksionar i Beogradit, mbase pse edhe ai, njësoj si gjithë burrështetasit serb, nuk mund ta imagjinojë se mund të ketë politikan të mençur dhe me dinjitet shqiptar nga Kosova, i cili do guxojë t’i kundërvihet Serbisë?!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …