Argita Malltezi: Kanë rënë të gjitha shtyllat e demokracisë, reagim…

Argita Malltezi, e ftuar në A2 CNN tha se është dakord me skenarin e opozitës në protesta, ku nuk kanë munguar molotovë drejt Bashkisë së Tiranës. Madje, ajo tregon se është e mendimit që mund të bëhet edhe më shumë se aq, nëse kjo do të sillte një zgjidhje të problemit që opozita ka ngritur.

Në emisionin Debat me Alba Alishani, Malltezi tregon se sot në Shqipëri ka shumë arsye për të ikur nga vendi.

“Kam qenë shumë strikte që PD do doja ta shihja që të ishte e përmbajtur në sulmet fizike ndaj institucioneve, por sot për fat të keq kemi arritur në një gjendje të dëshpëruar sa kanë rënë shtyllat kryesore të shtyllat të demokracisë, shqiptarët s’kanë më një sistem arsimor, një sistem drejtësie apo shëndetësie që janë arsye për të ikur nga vendi.

Jam për më shumë se aq nëse mendoj se e zgjidhin situatën, por sigurisht që situatën e zgjidh nëse ato veprime i bën përballë atij që janë përgjegjësi kryesor, që është Edi Rama”, tha Malltezi në A2 CNN.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …