SPAKU eshte lakuriq!!

Nga Iva V.GRILLO

SPAK-ut iu desh te pakten nje vit te kuptonte ku ndodhej Stela Gugallja e inceneratoreve, pavaresisht se gjithë Shqipëria e dinte se ajo ishte ne Vjene.

SPAKUT iu deshen muaj te studionte dosjen e ish zv kryeministrit Ahmetaj dhe gjate kohes qe SPAKU “studionte”, ish Zv kryeministri i la pendet…

Kryetari i organizates se “5D” ka muaj qe hyn e del ne bashki duke pasur akses te pakufizuar jo vetem tek provat e krimit por duke zhytur duart perdite ne taksat e shqiptareve, paçka se nuk e ka me legjitimitetin per te marre vendime per nje buxhet nje pjese e te cilit ka shkuar ne xhepat e grupit te strukturuar kriminal qe ai vete e quan “organizata”.

Ku e shpie mushka SPAKU-n qe pavaresisht historikut te mjeruar te arratisjes se subjekteve qe heton, vazhdon te lere te lire te livadhise brenda dhe jashte shtetit Veliajn e zhytur deri ne fyt ne korrupsion?!

Ne qofte se Veliaj vendos ti largohet drejtesise, pergjegjesia do te jete vetem e SPAKUT i cili po fshihet pas gishtit dhe nuk po ben asgje per te ndalur nje delinkuent i cili i ka bere gropen buxhetit te Tiranes dhe ka permjere hapesiren politike dhe shoqerore te kryeqytetit.

Çfare dreqin pret SPAKU ?!

#veliajparadrejtesise

Ps. Neser ora, 21 Maj, ora11:00, qytetaret do te jene para Bashkise Tirane – per te kerkuar çlirimin e bashkise nga krimi

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …