Urdhër arresti për Fatmir Troplinin, i gjenden 3 miliardë lekë kesh në banesë

Një sasi e madhe parash cash, 3 milionë euro ose më shumë se 3 miliardë lekë, janë gjetur në lokalin e shtetasit Fatmir Troplini në Shkozet të Durrësit. Forcat Speciale RENEA kanë mësyrë në ambientet e këtij biznesi me shpresën se do të gjenin atje Troplinin.

Gjatë kontrollit, në lokal janë gjetur 3 milionë euro cash, të cilat janë sekuestruar menjëherë nga autoritetet.

RENEA ka kontrolluar dhe shtëpinë e Fatmir Troplinit, por përsëri nuk ka mundur ta gjejë atë. Për këtë shtetas, Prokuroria e Posaçme ka firmosur urdhër-arrest, si një ndër personat e dyshuar për përfshirje në disa ngjarje kriminale, mes emrave më të njohur të botës së krimit.

RENEA shkon ta arrestojë me urdhër të SPAK, Fatmir Troplinit i

Kontrollet me urdher te SPAK ne disa qytete

Gazetari Elton Qyno bën me dije se në sasia e madhe e parave cash (euro) është gjetur në një ngaq bizneset që vepron si bar-restorant, ndërsa familjarët e Fatmir Troplinit kanë pretenduar se paratë janë të përfituara nga aktiviteti i rregullt i bizneseve.

Fatmir Troplini zotëron 100 për qind biznesin e vezëve në zonën e Sukthit në Durrës, ndërsa prej vitit 2017 ai është pronari i kompanisë “Glauk Impexs”.

Policia ka kryer kontrolle dhe në banesën e Vis Pojës, nipit të Troplinit, por ndaj tij deri në këtë fazë nuk ka asnjë masë arresti thonë burimet e Ora News. Vetë Fatmir Troplini dyshohet se akuzohet për veprën penale sigurim i kushteve me qëllim vrasjen e Preng Gjinit në Tiranë, porosi kjo e dhënë nga familja Reçi.

Protagonizmi i tij ka dalë gjatë një hetimi të kryer nga SPAK, ku përmes bisedave të “Sky” ai flet me persona të tjerë, duke i shitur apo blerë një sasi eksplozivi të pajisur me telekomandë. Kjo sasi tritoli më pas i është vendosur në automjetin tip “Benz-Mercedes” të përdorur nga Preng Gjini.

Shpërthimi i telekomanduar ka ndodhur në urën e Nisharakut në Tiranë, duke sjellë plagosjen e rëndë të Gjinit.

RENEA shkon ta arrestojë me urdhër të SPAK, Fatmir Troplinit i

Preng Gjini dhe demet nga shperthimi

Atentati me minë të telekomanduar ndaj Preng Gjinit ndodhi në kryeqytet mbrëmjen e 15 shtatorit 2020. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale dhe mjaft delikate, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pësuar nga shpërthimi.

400 gram C4 ishte vendosur në pjesën e poshtme të makinës që drejtonte Preng Gjini, nga Rrësheni dhe shpërtheu në momentin kur ai po udhëtonte mbi urën e lumit Lana, që ndodhet te zona e njohur si ish-Stacioni i Fundit i Tiranës së Re.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u ndje në një rreze të gjerë, edhe në zona të Tiranës që ndodhen shumë larg vendit të ngjarjes. Për shkak të këtij shpërthimi u plagosën lehtë edhe dy kalimtarë, një shtetas italian dhe një fëmijë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …