Kreu i KLP kundër drejtësisë së re, pasi u shkarkua

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (shkalla e dytë e vetingut) vendosi sot përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë të Alfred Ballës, kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, organi që “qeveris” prokurorët në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, Balla e konsideroi të turpshëm vendimin e drejtësisë së re, pjesë e së cilës ka qenë deri tani. Ai shprehet nuk kemi të bëjmë me shkarkim, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj tij. Balla paralajmëron se çështjen ndaj tij do e apelojë në Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg). Ai thekson se i vjen keq për avokaten, e cila kishte bindjen se çështja ishte e fituar, nisur nga gjithë praktika e vetë KPA-së.

“Edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua.

Ky vendim më la shije jo të mirë edhe pse nuk ka lidhje me statusin tim aktual në KLP, si i zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Për sqarim, ky nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj meje. Në bazë të këtij vendimi, në të ardhmen nuk mund të kandidoj për vende të caktuara, kuptohet deri sa të shprehet GjEDNj. Më keq me vjen për avokaten time, që kishte bindjen se çështja ishte e fituar, nisur nga gjithë praktika e vetë KPA-së…” – shkruan Balla në reagimin e tij.

About Redaksia

Check Also

Berisha për “Antena3 CNN”: Balla mik me Coldea, Agaçi ka firmosur kontratën që Coldea të jetë këshilltar i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili një javë më parë zbuloi se ish-deputeti …