Shehaj-Sejkos: Je përgjegjës për skandalin e mbajtjes peng të 100 mijë qytetarëve me grabitjen e pronave

Debati në seancën dëgjimore në Kuvend me guvernatorin e Bankës Qëndrore u zhvillua me tone të ashpra mes deputetit Agron Shehaj dhe guvernatorit Gent Sejko.

Duke iu referuar kallëzimit në SPAK që prokuroria e Tiranës i bëri Sejkos, duke e bërë përgjegjës për kreditë vjedhëse, që sipas kallëzimit, Banka Qëndrore i kishte facilituar, Agron Shehaj e bëri drejtpërdrejt përgjegjëse Bankën Qëndrore për atë ç’ka e quajti pengmarrje të shqiptarëve.
“100 mijë qytetarë shqiptarë, që merren peng, se ishin marrë peng! Janë marrë peng! Janë marrë peng nga një biznes kriminal, të licencuar dhe monitoruar nga Banka e Shqipërisë, nuk meritonte të pezullohej menjëherë? Ju e latë 4 vjet.

Faktet tregojnë që kemi të bëjmë me aktivitet kriminal, ku kemi një kompani e cila bën gjithçka, të merr në telefon, e merr në telefon qytetarin edhe i thotë:

Pse një qytetar nuk mund të marrë, gaboi, i duheshin, nuk ka të drejtë? Ju i jepni të drejtë MCA-së ta marrë peng qytetarin? Si mund të thoni që ai ia kishte. Po, ia kishte.

Është e drejtë që t’i thotë “më ke 10 milionë lekë, unë të bllokoj shtëpinë. S’do të bllokoj shtëpinë? Hajde bëj një kredi tjetër me kushtet që të them unë”. Sepse kur unë të mbaj shtëpinë peng, mund të aplikoj çdo lloj kushti, nuk kanë më të drejtë ata të zgjedhin. Kjo do të thotë të mbahen peng.

Dhe për mbajtjen peng të 100 mijë qytetarëve, Banka e Shqipërisë është përgjegjëse! Nuk ka bërë detyrën.” – u shpreh Shehaj.

About Krye Redaktor

Check Also

Shifra e frikshme/Paguan 140 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston, paratë i vodhën

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për hetimet …