Si po i bën “rrush e kumbulla” lekët e televizioneve Autoriteti i Mediave Audiovizive?!

Eduart THANO

Vitin e kaluar kur komisioni parlamentar per median ne parlament mori ne analize aktivitetin 1 vjecar te AMA deputetet shprehen shqetesim se ishin rritur shpenzimet e ketij institucioni. Me nje buxhet vjetor diku tek 2.9 milion euro, sipas eksperteve mendohet se rreth 1/3 e vleres humbet ne formen e shperdorimit e keqmenazhimit, duke vjedhur me ane te tenderave te jashteligjshem, duke bere shpenzime te kota, apo duke paguar honorare per shpenzime fiktive.

Buxheti i AMA eshte nje buxhet qe krijohet nga kontributi i subjekteve qe kane license transmetimi televiziv apo radio. Keto subjekte kane detyrim te paguajne ne AMA tarifa sherbimi dhe taksa per aktivitetin dhe per procesin e licensimit.

Po si abuzohet konkretisht me buxhetin qe krijohet nga subjektet?

-Organizimi i tenderave te jashteligjshem me fitues te paracaktuar. Raporti i KLSH ne fund te vitit 2023 kishte nje pasqyre e erret per abuzimet e kryera me tenderat e organizuara ku dolen shkelje te procedurave ligjore ne menyre te perseritur. Komisionet e tenderave behen me punonjes te rinj te sapoardhur per te orientuar vendimarrjen te klientet e paracaktuar.

-Fryrja e e organikes me punonjes pa asnje justifikim, qe sipas deputeteve te komisionit te medias ne parlament u be per qellime politike, duke punesuar simpatizante partie, familjare e kushurin, njerez pa asnje pervoje profesionale por me pervoje politike dhe tipare nepotike. Rritja e fondit te pagave me 32% ne dy vitet e fundit (vetem si rezultat i marrjes pa kriter te punonjesv)e nuk eshte se po jep ndonje efekt pozitiv ne sherbim, perkundrazi sherbimi eshte keqesuar. Pershembull ne sektoret e juridikut dhe te finances, ku personeli eshte komplet i ri dhe i rekrutuar ne dy vitet e fundit ka mungese kompetence dhe gafa ne procedura. Ne fillim te vitit 2024 subjekteve qe transmetojne ju dergua nje fature e fryer per tu paguar, per shkak te mosllogaritjes si duhet, nje skandal i papare ne kete institucion.

-Qe pas ndryshimeve ligjore qe miratoi parlamenti ne maj te vitit 2023, duke ndryshuar ligjin e AMA bazuar te direktiva e europes, nuk eshte bere asnje akt nenligjor shoqerues qe eshte detyrim per administraten brenda 6 muajve. I vetmi akt nenligjor qe u be gjithe nxitim dhe kenaqesi ishte ai per rritjen e pagave te dy drejtuesve te AMA dhe anetareve te bordit. Ketyre te fundit i eshte trefishuar pagesa edhe pse bejne mbledhje qesharake thjesht me marr pagesen. Kjo rritje e manipuluar e pagesave per drejtuesit dhe anetaret e bordit e godet buxhetin ne menyre te konsiderueshme.

-Buxheti i AMA ka filluar te tkurret nga pagesat e vendimeve gjyqesore per largimet politike nga puna. Deri tani jane 3 punonjes te larguar ne dy vitet e fundit kane fituar gjyqet, por te tjera qe vijojne duken qe jane ne favor te puonjesve te larguar padrejtesisht. Kjo fature do paguhet nga parate e subjekteve qe transmetojne.

-Buxheti AMA firon nga shperdorimet ne udhetime e dieta te drejtuesve. Ne maj te vitit 2023 kryetarja ishte ne krye te nje delegacioni ne Korene e Jugut, ku e shpenzoi javen e qendrimit, ne mjediset e nje klinike estetike te specializuar per fytyren dhe shpinen per nderhyrje me nje cmim qe eshte me i lire, krahasuar me klinikat e ngjashme ne europe. Kurse ne vjeshte po te vitit 2023 kryetarja udhetoi ne Turqi, bashke me sekretaren e saj, ne nje aktivitet nderkombetar per televizionet, duke e paraqitur sekretaren si juriste. Ky eshte rekord Gines per AMA.

Leket “rrush e kumbulla” po behen ne nje sfond paqendrushmerie dhe pasigurie per stafin e AMA. Cdo jave regjistrohen largime nga puna, pjesa me e madhe nga presioni per tu perfshire ne komisione prokurimi dhe tendera Nga korriku 2022, kur filloi pune kryetarja e AMA jane larguar nga puna 51 punonjes, duke e kthyer institucionin ne sektor politik dhe propagandistic ne sherbim te partise shtet. Kryetarja ka marre masa qe disa nga emerimet ti lere ne dispozicion te anetareve te bordit ose deputeteve te komsionit te medias ne parlament per familjaret dhe miqte e tyre. Ky veprim ka sheshuar cdo kontroll dhe oponence per AMA, pavaresisht se pasojat katastrofike jane per subjektet qe transmetojne te cilet paguajne tarifa dhe taksa te larta, qe per fat te keq shkojne per “rrush e kumbulla” si dhe marrin nje sherbim skandaloz.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …