Bufi i Roskovecit thirret në SPAK, ja për çfarë akuzohet

Kryebashkiakija e Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme.

Ndaj saj ka një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme pas një videoje të shfaqur në një emision investigativ pak muaj më parë, ku kryebashkiaja e Roskovecit shihej teksa i bënte presion me shkarkim nga puna një sanitareje për arsyen se kishte marrë pjesë në një miting të opozitës.

Pas publikimit të videos, Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së bashkisë së Roskovecit. Opozita e akuzon Bufin për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Në kallëzim shpjegohen shkeljet që sipas PD, kryebashkiakja e Roskovecit ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht – shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe. Më tej në kallëzim, që bazohet në emisionin investigativ “Piranjat” në SYRI TV, thuhet se Majlinda Bufi diskriminon arsimtaren Dhurata Malka për shkak të bindjeve politike dhe intimidon sanitaren në shkollën e fshatit Suk.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …