Cristiano për lamtumirën e Toni Kroos: Nder që kam ndarë fushën me ju!

Cristiano Ronaldo është mes futbollistëve të shumtë që kanë reaguar ndaj vendimit të Toni Kroos për t’u tërhequr nga futbolli pas Euro 2024.

“Për gjithçka dhe për kaq shumë, Toni! Çfarë nderi që kam ndarë fushën me ju. Gjithë të mirat për të ardhmen”, ka shkruar kapiteni i skuadrës portugeze në postimin e Kroos në Instagram.

Të dy lojtarët ndanë dhomën e zhveshjes te Reali i Madridit për katër sezone, duke fituar së bashku një titull të La Ligas dhe tre Champions.

Duhet theksuar se Toni Kroos ka rezervuar gjithmonë fjalë komplimentuese për Cristiano Ronaldon, duke këmbëngulur se ai ishte lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur në karrierën e tij.

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024.

Kampionati europian në Gjermani do të jetë aventura e fundit e mesfushorit 34-vjeçar.

Kroos tha në një deklaratë: “Në fund të sezonit ky kapitull përfundon. Nuk do ta harroj kurrë këtë kohë të mbushur me suksese! Do të doja të falënderoja veçanërisht të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan.

Në të njëjtën kohë, ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë këtë verë pas Kampionatit Europian”.

Në një reagim në faqen zyrtare të Real Madrid-it, Presidenti i klubit Florentino Perez shprehet se mesfushori gjerman ishte një nga më të mëdhenjtë që ka njohur historia e klubit të “Los Blancos”.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …