Ekspertja e ekonomisë: Punëtorët e huaj e shohin vendin tonë si trampolinë për t’u larguar

Zana Guxholli, eksperte në fushën e ekonomisë, në emisionin “Open” në News24 tha se, nuk kemi një hartë të detajuar lidhur me profesionet që kërkohen në Shqipëri. Në emision është trajtuar çështja nëse 40 mijë filipinas mund të zgjidhin problemin e boshllëkut të krijuar në tregun shqiptar, për shkak të largimit nga Shqipëria të shqiptarëve.

Guxholli tha se nëse do të kishim një hartë, atëherë do të mund të merrnim masa për të mbajtur shqiptarët këtu, pasi nuk gjendet zgjidhja me punëtorë të huaj.

Në këtë kuadër, Guxholli tha se Qeveria duhet të marrë masa që të mos kemi këtë hemorragji nga Shqipëria, pasi po largohen të rinjtë, profesionistë dhe punëtorë të pakualifikuar.

“Nuk është zgjidhje ardhja e punëtorëve të huaj, pasi më shumë ata e shikojnë Shqipërinë si një vend trampolini për tu larguar”, tha Guxholli.

Ajo u shpreh se në Shqipëri duhet të krijohen politika që shqiptarët të punojnë këtu dhe të mos largohen për një të ardhur më shumë.

“Të rriten pagat, të krijohen kushtet, mbështetja, në mënyrë që studentët mos mendojnë të largohen sapo mbarojnë shkollën, por të punojnë këtu”, tha Guxholli.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia ndërkombëtare është e tëra në mbështetje të Edi Ramës! Kjo e bën betejën tonë edhe dy herë më jetike

Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, …