Berisha: Kryehorri Altin Dumani amnistoi krimin elektoral me kërkesën për të ndryshuar Kushtetutën për prapanicën e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës në tubimin qytetar ka akuzuar Altin Dumanin se po amniston krimin elektoral, me kërkesën që të ndryshohet kushtetuta dhe ti zgjatet mandati i tij në SPAK.

“Miqtë e mi, beteja jonë është më e rëndësishmja në tërë historinë e këtij vendi pas pavarësisë së Shqipërisë.

Diktatura komuniste u rrëzua, por ajo në këmbë nuk mund të qëndronte.

Diktatura e drogës, e krimit, e vjedhjeve, e korrupsionit të tmerrshëm është diktatura më e egër, më shkatërrimtare për kombin dhe qenien e tij.

Miqtë e mi, koha po vjen me moton: ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë.

Ky duhet të jetë dhe do të jetë lajtmotivi i luftëtarëve të lirisë, lajtmotivi i atyre që do të shembin diktaturën.

Të dashur miq, me aktin makabër të kryehorrit të historisë së akuzës shqiptare, Altin Dumani, u godit përfundimisht çdo shpresë, çdo mundësi për të vendosur para ligjit kriminelët elektoralë.

Miq, njoftimi që ai u bëri familjeve mafioze armike për jetë dhe vdekje të votës së lirë të shqiptarëve, ky kriminel, ky mercenar u tha shqiptarëve se ju kot votoni.

Sepse hanxharët e krimit prapë do ju numërojnë ju votat.

Pushteti i krimit sërish do sundojë mbi ju.

Ju e patë vetë mercenarin që shëtit nga një zyrë në tjetër me kërkesën e vetme të ndryshojmë Kushtetutën për prapanicën e tij.

Po rri aty mor horr se do japësh llogari për të gjitha këto që bën dhe nuk ka gjë në botë që të shpëton ty.

Dashke të ndryshojmë Kushtetutën për ty!

A e dëgjonit miq, a e shihnit dje ekipin e kriminelëve, të hajdutëve se si ulnin kokën dhe betoheshin të ndryshonin Kushtetutën për menderen e mercenarit Altin Zamani.

Lajmërimi i bosëve më kryesorë që shkelmuan dhe dhunuan votën e shqiptarëve në tërë Shqipërinë e mesme, përbën amnistinë më kriminale të Edi Ramës dhe Altin Dumanit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha mbahet në arrest arbitrarisht! Shqipëria ka nevojë për praninë e liderit të opozitës

Vladimir Dobrolishti, ish i përndjekur mbajti fjalën e tij në ‘Rrugën e Shpresës’ në mbështetje …