Sulmi ndaj gazetareve, PD dorëzon pr/rezolutën në Kuvend

Dy deputetet e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Ina Zhupa kanë depozituar këtë të enjte në Kryesinë e Kuvendit një projekt-rezolutë për gratë gazetare.

Në një prononcim për mediat pas dorëzimit të pr/rezolutës, Ina Zhupa u shpreh se, brenda këtij viti janë regjistruar 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve. Sipas saj, rastet më të shpeshta janë ndaj gazetareve vajza dhe gra.

“Unë si anëtare e Komisionit të Medias, kemi ngritur shpesh në fokus çështjen e Lirisë së Medias. Janë regjistruar 30 sulme ndaj gazetarëve, ku natyra e tyre janë më shumë seksiste. Rastet janë të shumta, si nga kryebashkiaku Veliaj, ndaj gazetares Ola Xama, apo dhe kryeministrit Rama ndaj gazetares Ambrozia Metaj.

Ne kemi një gjendje kritike në RTSH, ku gazetarët pushohen masivisht dhe gazetaret femra trajtohesh me arbutëri, dhe gazetarët largohen me një të rënë të lapsit. Kam paraqitur një projekt-ligj në Kuvend, për dhunën ndaj gazetarëve. Maxhoranca me të gjitha institucionet dhe krerët e institucioneve, kanë një qasje të keqe ndaj gazetareve femra”, tha Zhupa.

Voshi u shpreh se kjo rezolutë ka si pjesë të sajë kërkesën për një mocion me debat dhe miratimin e rezolutës më pas.

“Sot kemi depozituar një rezolutë, kjo ishte një iniciativë e grave të grupit parlamentar. Kjo rezolutë ka si pjesë të sajë kërkesën për një mocion me debat dhe miratimin e rezolutës më pas.

Si gra deputete të solidarizohemi me gratë gazetare duke përshkruar dy fenomene në shoqërinë shqiptare ku e para është dhuna me baze gjinore, por edhe të solidarizohemi dhe me gratë gazetare që janë kërcënuar dhe dhunuar në punë  e tyre”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …