Olsi Rama në dosjen “Xibraka”, Gazment Bardhi mbërrin në SPAK

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka mbërritur para disa minutash në Prokurorinë e Posaçme, ku ashtu siç ishte planifikuar më herë, në orën 10:00 do të nisë dëshminë e tij, në lidhje me dosjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, ku pretendon se në të është i implikuar edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Bardhi do të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK si person që ka dijeni për rrethana të hetimit. Marrja e tij në pyetje ishte planifikuar të merrej më herët, por është shtyrë me kërkesa të Bardhit, për shkak të agjendës së tij.

Bardhi ka qenë i vetëm në momentin që ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme, teksa siç shihet, nuk ka asnjë dosje apo dokument me vete.

About Redaksia

Check Also

Zonat e errëta të Kolegjit të Evropës/ Le Figaro: Si u përdor Shqipëria në skandalin e mafies së Eurokratëve!

Nga Martin Bernier-Le Figaro Ndalimi i ish-përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, …