Berisha thirrje KE, FBI dhe prokurorisë gjermane të dërgojnë përfaqësues për të monitoruar hetimin për Xibrakën

Për hetimin e nisur ndaj Olsi Ramës në SPAK pas denoncimit të Gazment Bardhit, kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje KE-së, FBI-së dhe prokurorisë gjermane të dërgojnë përfaqësues për të monitoruar hetimin për Xibrakën.

“Unë jam këtu për t’i bërë thirrje Komisionit Europian të dërgojë përfaqësuesit e Eurojust.

Për t’i bërë thirrje prokurorisë gjermane të dërgojë përfaqësuesit e vet.

Për t’i bërë thirrje FBI-së të dërgojë përfaqësuesit e vet në këtë hetim sepse Xibraka u ndërtua për të eksportuar kokainën në Gjermani me tonelata.

Sepse Xibraka u zbulua nga prokuroria gjermane dhe u sabotua nga kriminelë në pushtet për të shpëtuar Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe trafikantët e tjerë.

Sepse Olsi Rama është njëkohësisht shtetas amerikan.

Prandaj me makinën e famshme të drogës njëherë kalonte kufirin me pasaportë shqiptare si Olsi Rama dhe herën tjetër me pasaportë amerikane si Olsi Kristaq Rama.

Në të dy rastet trafikant, kriminel, faqezi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Video/ Festa 100 mijë euro ku “zgërdhiheshin” Lubi Balluku dhe Kumbaro

Dy netë më parë, në qytetin e vogël të Përmetit u mbajt festivali “Nona”, ku …