Sali Berisha
Sot çdo opozitar pret me padurim fitoren ndaj një regjimi të pamëshirë, antishqiptar që po e zhbin Shqipërinë nga shqiptarët.
Po shpopullon këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në histori.
Por sot çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë si drita e diellit se vetëm protesta e vazhdueshme, vetëm protesta e pamposhtur, vetëm mosbindja civile e vazhdueshme dhe e pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore.
Është rruga për përmbysjen e narkoqeverisë.
Është rruga për krijimin e qeverisë teknike.
Për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe fitoren e padiskutueshme të opozitës.
Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, narkoshteti, diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve është tronditur.
E ka ndjerë se zemërimi juaj është stuhindjellës.
Se zemërimi juaj do shndërrohet në uragan tërbimi të qytetarëve ndaj këtij grupi hajdutësh të pamëshirë antishqiptarë.
Se zemërimi juaj, mosbindja civile është rruga e vetme për të ecur drejt fitores së opozitës.
Miqtë e mi, Edi Rama, Erion Veliaj, kriminelët e tjerë në qeveri, organizatat kriminale në bashki dhe në ministritë e vendit, po dridhen nga tmerri se revolta e qytetarëve, e pandërprerë do i fshijë ata nga faqja e dheut.
Edi Rama ka zgjedhur në luftën kundër opozitës mercenarë dhe kriminelë të llojit Damani, Kraja, Millonai e kompani.
Sonte duhet t’u them atyre që pa vetëdije mendojnë se Damani po kryen dhe ndonjë veprim.
Unë ju them këtyre njerëzve, në qoftë se kanë një miligram dinjitet njerëzor, u them se gjykatësi, hetuesi, prokurori që ndëshkojnë një njeri të pafajshëm, janë të amnistojnë çdo krim dhe kriminel.
Gjykatësi, prokurori, hetuesi që keqpërdoret si letër higjienike nga qeveritarët kundër kundërshtarëve politikë të tyre është i aftë, është i shitur, të kryejë çdo krim.
Të fshehë krimet më monstruoze sepse ka shitur vetën dhe ai që shet veten, çdo gjë mund të jetë, por njeri i qytetëruar, njeri me dinjitet nuk është.
Le të ndalemi për një moment tek 50 mandatet kallpe të arrestit që lëshoi Altin Dumani, i cili shiti dosjen e kushëririt të tij serial-killer.
Të dashur miq!
Me këtë akt monstruoz, Altin Dumani shënoi një nga eksportet më të mëdha të grupeve më të rrezikshme kriminale drejt Europës.
Sepse asnjë bos, asnjë lejtnant i bosëve, as nuk u arrestua, as nuk u lëndua për arsye se ata u larguan para se të firmoste kallp-mandatet ky kriminel në krye të Skapit.
A ka gjë më të shëmtuar se sa partnerët tanë të sjellin ty dosjet e vrasjeve të tmerrshme, e plaçkitjeve e grabitjeve, e dhunimit masiv të votave të grupeve më të rrezikshme mafioze të Shqipërisë.
Dhe ti ua kthen duke i eksportuar këta kriminelë, këta serial-killerë, këta trafikantë në vendet e tyre të lira vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës.
A nuk është krim i shëmtuar ky o miqtë e mi?
Të eksportosh krim atyre që të sollën të dhënat.
Të dashur miq!
Shtatë familjet mafioze që Dumani me mandatet kallpe i njoftoi se do arrestoheshin kanë qenë njëkohësisht kriminelët më të mëdhenj elektoralë të Shqipërisë pas Edi Ramës.
Çfarë bëri zagari i Edi Ramës, mercenari i Edi Ramës?
Censuroi çdo bisedë, çdo zotim, çdo fjalë, çdo pagesë, çdo terror që këto bandat ushtruan mbi votuesit dhe votën e lirë.
Me të drejtë sot një analist i mirënjohur shkruante: na i paraqiti edhe bandat e qeverisë si të depolitizuara Altin Zamani, Altin faqja e zezë e hetuesisë shqiptare.
Të dashur miq!
Ju e dini se në organizatën kriminale të trafikut të drogës të Xibrakës, Olsi Rama ishte identifikuar jo njëherë por dhjetëra herë si bashkëpunëtor kryesor me Genti Xhixhën, Gentian Gjonajn, Ermal Hoxhën dhe të tjerë të organizatës që de facto i përkiste Hakmarrjes për Drejtësi.
Pas denoncimeve që i bëri kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, Olsi Ramës, a e dini çfarë ka ndodhur? Kush po e heton Olsi Ramën?
Po e heton Alfred Mehmet Greca, Alfred Shehaj, ky faqezi që mashtroi kombin, që doli në konferencë për shtypi para shiptarëve dhe me Ardi Veliun deklaroi se në veturën e trafikantit Mehmet Greca, të dënuar 7 vite në Angli për gjysëm kuinialë kokainë, bashkëpunëtorit të ngushtë të Taulantit me shumë mbiemra, nuk kishte asnjë material zgjedhor.
Në një kohë kur makina ishte plot me karta identitetit, me euro të pafundme, me lista votimi, me lista të tjera, e tëra me materiale.
Këtë shpifës, këtë turp të njeriut, këtë kriminel publik, peng-Dumani ka zgjedhur për të shpëlarë kriminelin Olsi Rama.
Miq, shpresa e vetme jeni ju.
Shqipëria nuk ka shpresë të vetme përveç qytetarit të zemëruar.
Përveç qytetarit në protestë.
Unë jam këtu për t’i bërë thirrje Komisionit Europian të dërgojë përfaqësuesit e Eurojust.
Për t’i bërë thirrje prokurorisë gjermane të dërgojë përfaqësuesit e vet.
Për t’i bërë thirrje FBI-së të dërgojë përfaqësuesit e vet në këtë hetim sepse Xibraka u ndërtua për të eksportuar kokainën në Gjermani me tonelata.
Sepse Xibraka u zbulua nga prokuroria gjermane dhe u sabotua nga kriminelë në pushtet për të shpëtuar Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe trafikantët e tjerë.
Sepse Olsi Rama është njëkohësisht shtetas amerikan.
Prandaj me makinën e famshme të drogës njëherë kalonte kufirin me pasaportë shqiptare si Olsi Rama dhe herën tjetër me pasaportë amerikane si Olsi Kristaq Rama.
Në të dy rastet trafikant, kriminel, faqezi.
E marta na pret.
E marta është beteja jonë.
E marta do jetë fitorja jonë.
Koha sot fton çdo shqiptar në betejë me këtë pushtues.
Në betejë me këta vjedhës që nuk i ka pasur historia.
Në betejë me këta kriminelë të zhgërryer në krime, vjedhje, vrasje, pengmarrje, etj.
Rruga jonë është rruga e fitores.
Është rruga e rivendosjes së ligjit në Shqipëri.
Është rruga e betejës me zero tolerancë ndaj krimit.
E betejës me zero tolerancë ndaj vjedhjes së qytetarëve.
Me forcën e ligjit ne do rikthejmë në Shqipëri rendin.
Do luftojmë korrupsionin.
Do mbrojmë të drejtat e qytetarëve.
Do dy-trefishojmë rrogat e tyre.
Do përgjysmojmë taksat.
Do heqim taksën e vendosur mbi profesionet e lira.
Do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe arsimin.
Të gjitha paratë do ua marrim hajdutëve.
Të gjitha paratë do i sigurojmë me gërshërët e ligjit dorën e secilit prej tyre që kërkon të prekë paratë e qytetarëve shqiptarë.
Edhe njëherë, urime të përzemërta.
Të martën, në ora 11:00, të gjithë te bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn dhe për ta varur në shtyllën e turpit të historisë së bashku me hajdutët e tij të tjerë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.