Turi në Diasporë, vota në distancë dhe ca halle të tjera…

Nga Iva V.GRILLO

Cirku i kryeministrit ne Diaspore shoqeruar me ahengun e pangaterrueshem elektoral mund te kete shume arsye, por ato qe bien me shume ne sy sipas meje jane:

1). Nje sulm per te aktivizuar (dhe testuar) mbeshtetjen e shqiptareve emigrante me qellim qe te kunderbalancoje renien e besueshmerise (per shkak te skandaleve) dhe neverine qe ekziston ndaj qeverisjes se tij ne elektoratin brenda vendit –kjo si parapergatitje per zgjedhjet e 2025

2). Nje kurim imazhi ne politiken e jashtme- duke dashur ta projektoje veten si nje lider te padiskutueshem edhe per shqiptaret qe jetojne ne BE dhe “kane pare bote me sy”…kur i thone… dhe si rrjedhim, te forcoje poziten e tij negociuese (ose shantazuese, sipas nevojes) perballe qeverive te vendeve ne fjale.

Une nuk çuditem qe ne Greqi, Milano apo diku tjeter ku ka me qindra mijera shqiptare, nje manipulator dhe abuzues pushteti si Rama arrin te mbledhe per aheng, retorike nacionaliste, premtime pensionesh apo edhe nostalgji 5000 apo 6000 shqiptare – edhe pse eshte provuar qe nje pjese e konsiderueshme e pjesemarresve jane kontigjent patronazhistesh apo mjeranesh administrate te cilet kane udhetuar nga Shqiperia prej hallit dhe jo prej mallit.

Por pavaresisht taboreve te regjimit qe vijne nga vendi ame, ajo qe del qarte eshte nje fakt i pamohueshem: partia ne pushtet ka struktura te mire-organizuara brenda e jashte vendit te cilat aktivizohen me nje fershellime te shefit te tyre, duke krijuar nje rrjet patronazhimi ne te cilin bie pre edhe diaspora.

Dhe kjo na çon ne temen tjeter: voten e diaspores, aq shume te permendur ne diskurin publik dhe aq pak “te pleqeruar”.

Them “te pleqeruar” pak sepse nuk kemi degjuar akoma nje debat serioz intelektual dhe etik mbi voten e diapores: pse duhet, si do te ndikoje, a ka nje limit kohor per dike qe eshte larguar nga vendi prej dekadash, a eshte njesoj vota nje emigranti me voten e femijes se tij te lindur e rritur jashte, si eshte me mire te numerohet, etj, etj.

Debati kerkon intelektuale e eksperte serioze te pavarur, qe nuk hedhin vallen e interesave te momentit, qe sugjerojne nje model te drejte i cili nuk do te jete nje arme shtese ne duart e nje qeverisjeje qe vjedhjen e zgjedhjeve e ka kthyer ne norme dhe i asnje qeverisjeje tjeter ne te ardhmen.

Nuk eshte çudi qe pas turit te diapores, pasi ka pare se strukturat e veta brenda e jashte funksionojne, Kryeministrit shqiptar “t’i linde ne zemer” qe t’ia realizoje kete deshire Diaspores, duke e shitur edhe si shpirtgjeresi… “populli foli e une e degjova”…

Thirrjet “dua ate votoj” perpara nje autokrati, pa pasur nje strategji te unifikuar opozitare te qarte perballe tij , fatkeqesisht nuk do te na çojne larg.

Ndaj grupet e interesit, opozita, intelektuale e eksperte qe e shohin realizimin e votes ne distance jo si qellim ne vetvete apo vetefaktorizim, por si nje instrument te drejte perfaqesimi, duhet te jene te qarte, te unifikuar per modelin qe kerkojne dhe realiste per aftesite e tyre negociuese e imponuese perballe regjimit.

Perndryshe shume shpejt mund te gjendemi para farses: “voten jua jap meqe e kerkuat, por kush voton e si numerohet e sistemoj une”.

Kjo do te ishte nje fitore si e Pirros dhe nje arme shtese ne duart e “byrose” qe nuk po di te ngopet.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …