Bardhi: Komisioni, një propagandë për të shpëlarë korrupsionin që ka mbuluar fytyrën e Ramës

Reagimi

Bardhi: Më falni, përpara se të ma drejtoni mua pyetjen, a do ta votojmë apo jo komisionin e posaçëm, do të duhet të pyesni kryetarën e Kuvendit që dje ka futur në rend dite miratimin e një komisioni pa pasur një projekt vendim të shpërndarë deputetëve. Ju keni akses në faqen zyrtarë të internetit të Kuvendit ku publikohet çdo akt…

Pyetje: Nuk është..

Bardhi: Atëherë, nëse nuk është, mos më drejtoni mua, përfaqësuesit të opozitës në Kuvend mikrofonin nëse do ta votoni apo jo, por drejtojani Lindita Nikollës dhe Edi Ramës që këtë temë, që në pikë të parë thonë do të ndërtojmë një proces konsultimi të gjerë politik dhe bashkëpunimi dhe në radhë fusin në rend dite për miratim një projektvendim, ndërkohë që nuk ka një projektvendim të shpërndarë jo vetëm deputetëve të opozitës, por asnjë deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo tregon se sa seriozisht e kanë luftën ndaj korrupsionit. Kjo tregon se sa serioze është kjo iniciativë dhe kjo tregon edhe njëherë që për mazhorancën e Partisë Socialiste, korrupsioni, mirëqeverisja dhe shteti ligjor janë thjesht dhe vetëm propagandë dite. Apo PR për të shpëlarë atë korrupsion që ka kapur çdo segment te qeverisjes së Edi Ramës.

Pyetje: Z. Bardhi, po përtej këtij aspekti procedural, qasjet politike si do të jenë?

Bardhi: Nuk është procedurale, kjo është politike, kjo tregon seriozitetin e iniciativës, nuk është iniciativë serioze që kërkon ndërtimin e një platforme për të shprehur qartësisht vullnetin për luftë ndaj korrupsionit, por është thjesht një propagandë për të shpëlarë korrupsionin që ka mbuluar fytyrën e Edi Ramës.

Pyetje: Z. Bardhi, nëse keni këtë mendim, pse abstenuat të hënën?

Bardhi: Sepse e kam bërë të qartë, ne nuk mund të bëhemi pjesë e një iniciative që nuk është iniciativë, nëse Edi Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin askush nuk e ndalon.

Pyetje: Pse nuk votuat kundër?

Bardhi: Sepse ne nuk jemi kundër luftës ndaj korrupsionit, nuk jemi kundër mirëqeverisjes, nuk jemi kundër shtetit ligjor, është opozita dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike që ka pasur kalë të betejës së vet në këto 11 vite luftën ndaj korrupsionit.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …