Ky është banditi që goditi avokatin Mëngjesi, tregon si u organizua sulmi

Dorian Alia, 32-vjeçari që u vetëdorëzua pas sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Alia ka pranuar që ka qenë pjesë e sherrit dhe ka goditur vetëm një herë avokatin me grusht.

I pyetur për mënyrën e organizimit të dhunës, Alia është shprehur se e kanë ndjekur prej disa ditësh avokatin. Autorët kanë qëndruar në kontakt me njëri-tjetrin për koordinimin e sulmit.

Sipas tij, ata nuk kanë pasur qëllim t’i shkaktojnë dëmtime të rënda. Organizator i këtij sulmi dyshohet të jetë Dritan Nano. 58-vjeçari është shoqëruar me iniciativë nga policia.

Ai nuk ka qenë shumë bashkëpunues, por ka pranuar konfliktin që ka pasur me avokatin.

About Krye Redaktor

Check Also

Rama nuk ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Trump

Rama nuk ka mundur që të sigurojë një ftesë në ceremoninë e naugurimit të Presidentit …