Skandali/Veliaj i paguan 307 mijë euro drejtorëve që ndodhen në burg!

Belind Këlliçi, ish-deputet denoncoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV një skandal tjetër në bashkinë e Tiranës, duke zbuluar dokumentet për pagesat që vijojnë për kompaninë “5D” që kisht epër pronarë ish-drejtorët e bashkisë që janë arrestuar mëse 2 muaj më parë me urdhër të SPAK.

“Është në projekt i fituar nga 5D në 2021, 587 mijë euro për një pedonale dhe pistë buiçikletash dhe duhet të kishte mbaruar në maj 2022. Kompania “5D” është paguar mbi 50 për qind të shumës totale, mbi 307 mijë euro. Nga bashkia e Tiranës janë bërë dy pagesa më 28 maj 2024 për ndërtim pedonale, korsi biçiklete. Duke qenë se kjo kompania nuk është sekuestruar, pardje, ndërkohë që ne ishim në protestën e 9-të janë paguar mijëra euro për këtë projekt që nuk ekziston. Më 28 maj janë likuiduar dy fatura”-tha Belind Këlliçi.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …