Berisha: Ftojmë Komisionin e Venecias të rindërtojmë sistemin e drejtësisë! Ndërkombëtarët të mos mbrojnë modelin e dështuar korruptiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar që Komisioni i Venecias të ftohet për të rindërtuar sistemin e drejtësisë që u shkatërruar për interesa korruptive. Gjthashtu, në fjalën e tij në protestën në “Rrugën e Shpresës”, Berisha u bëri thirrje dhe ndërkombëtarëve që të mos mbrojnë modelin e dështuar.

“Miqtë e mi, sot qytetarët shqiptarë janë të vetmit në Europë dhe në botë, qytetarë të drejtësisë së munguar.

Por u rikujtoj këtu vetëm shifrat zyrtare, ndrikulla e KLGJ-së deklaroi se një çështje civile kërkon për gjykim 14.6 vite.

Pra, nuk ka drejtësi sepse një proces i drejtë kërkon vendimin në kohë.

Ajo drejtësia tjetër kishte standardet e saj, kishte të meta dhe dobësi, por qeveria zbatonte 95 përqind të vendimeve të gjykatave. Qytetarët nuk prisnin krurë as 6, as 8, as 10, as 13 vite për një vendim në gjykatat e tyre.

Prandaj urdhëro, krijove monstrën, shkatërrove sistemin.

Të ftojmë Komisionin e Venecias, jo me diplomatë diletantë, jo me diplomatë me interesa korruptive, të marrim Venecian, t’i themi urdhëroni se si është shkatërruar sistemi, hajt ta rindërtojmë.

Shqiptarët duan drejtësi, shqiptarët meritojnë të drejtën për drejtësi.

Shqiptarët nuk mund të jenë kombi i drejtësisë së mohuar.

Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar është mos mbuloni modelin e dështuar. Se ju emëroheni, vini dhe shkoni, kurse qytetarët e mi mbeten pa drejtësi për shkak të faqeziut Edi Rama, i marrë peng nga të gjitha anët.

Nuk them, eksperimenti juaj dështoi se u ngrit mbi korrupsionin.

A e dini ju se Vllahica ishte ambasadorja më e korruptuar që ka shkelur në këtë vend.

Hajde tani të thërrasim Komisionin e Venecias, janë juristët më të shquar të Europës, kanë eksperiencën më të mirë në Europë, të ulemi dhe t’u japim shqiptarëve drejtësinë e mohuar.

Të gëzojnë të drejtat si qytetarët e tjerë.

Mos u tallni.

Koha fton çdo shqiptar të marrim në dorë fatin tone”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …