Programi qeverisës ekonomik i PD: Qytetari, familja dhe sipërmarrja në qendër të transformimit të Shqipërisë!

Në Partinë Demokratike, departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes janë në përmbyllje të hartimit të programit qeverisës 2025-2029.

Nën drejtimin e koordinatorit të programit ekonomik Dorjan Teliti, u prezantua puna e deritanishme e tyre. Fokus kryesor është rritja ekonomike gjithëpërfshirëse e vendit e cila sipas ekspertëve të departamenteve do të bazohet mbi disa shtylla kryesore:

  1.    Tranzicioni ekologjik dhe dixhital, puna dhe e drejta sociale. 

Rritja ekonomike do të mbështetet nga një sistem i thjeshtë fiskal me norma të ulëta, gërshetuar me burokraci të thjeshtuara, të kuptueshme e të pranuara nga të gjithë aktorët e tregut.

Hartimi i një strategji të zhvillimit të integruar kombëtar dhe rajonal, në përputhje edhe me axhendën e Integrimit të BE-së.

Ekonomi e çliruar nga praktikat korruptive dhe klienteliste.

Krijimi i një Banke Zhvillimore me kapital shtetëror dhe kontribut të skemave të garancisë së donatorëve ndërkombëtarë, e cila do të financojë me kosto minimaliste të gjitha projektet që konsiderohen prioritare për zhvillimin si start-up e të rinjve, projekte zhvillimore, projekte të emigrantëve shqiptarë që do të kthehen në atdhe.

  1.    Reformë e thellë e sistemit fiskal aktual duke e thjeshtëzuar për të lehtësuar konsumatorët dhe bizneset. Rritje e interesit të investitorëve të huaj.

Uljen e numrit të shkallëve të ndryshme tatimore.

Implementimin e një takse të sheshtë 10% mbi kapitalin.

Implementimin e tatimit 10% mbi të ardhurat nga puna duke përjashtuar 50 mijë lekët e para. Hiqet taksimi progresiv.

10% tatim edhe mbi të ardhurat jo nga paga.

Zero taksim mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël do të jetë në 18 milionë lekë, ndërsa kufiri i përjashtimit nga TVSH do të jetë 14 milionë lekë xhiro vjetore.

* Ulje nga 15% në 2% të taksës së shitjes së pronës.

Do të hiqet “Taksa Rama” mbi karburantet. Çdo litër karburant do të kushtojë 24 lek më lirë.

Kontrollet vetëm bazuar në analiza risku, me pak burokraci. Thjeshtimi nëpërmjet TIK do të jetë kryefjala e qeverisjes së PD-së. Rishikim total i sistemit aktual të gjobave dhe ndëshkimeve.

Do të anulohen të gjitha lehtësirat fiskale të dhëna nga ligje preferenciale / të porositura.

Do të rishikohet në tërësi “Ligji për Investimet Strategjike”. Ligji i ri duhet të ketë synim investitorët e huaj dhe jo ata vendas (miq me qeveritarët).

Rimbursim real dhe në kohë i TVSH-së. Stop diskrecionit ministror.

  1.    Reformë të thellë duke realizuar brenda 100 ditëve të para llogaritjen dhe përcaktimin e minimumit jetik në Shqipëri.
  2.    Individi dhe familja prioritet i qeverisjes së Partisë Demokratike:

* Me qëllim luftën ndaj emigracionit dhe rikthimin e të rinjve në vend, një paketë e plotë me stimuj fiskalë dhe grante si për të punësuarit në moshë të re, ashtu edhe për sipërmarrësit deri në 35 vjeç.

Paketë e plotë mbështetëse për familjet e reja, që nga subvencionimi i normave të interesit për blerje banese, te rritja e ndjeshme e bonusit të bebes, te granti mujor për çdo fëmijë deri në moshën 21 vjeç, përjashtimet nga taksat e nënave me shumë fëmijë, etj.

  1.    Shqipëria me ekonomi konkurruese në rajon, lider në thithjen e IHD dhe eksporte. 
  • Shqipëri konkurruese – përmes mbështetjes së sipërmarrjes së huaj dhe të  diasporës. Rritjen e produktivitetit, hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë, thithjen e investimeve të huaja “Greenfield”, ngritjen e katër zonave të lira ekonomike. FDI 10% të PBB-së.
  • Mbështetje me incentiva dhe grante për digjitalizimin ndaj kompanive shqiptare për të rritur aftësitë dhe kapacitetet e tyre eksportuese.
  1.    Reformë e thellë në financat publike dhe sektorin financiar 

PD i rikthehet qeverisjes së vogël por eficente.

Rikthejmë garën reale në prokurimet publike, anulojmë çdo koncesion korruptiv dhe klientelist, heqim me ligj PPP e pakërkuara.

Fuqizimi i menaxhimit financiar dhe kontrollin, auditit të brendshëm dhe harmonizimit qëndror, do të bëjnë të mundur rritjen e përgjegjshmërisë menaxheriale dhe përdorimin e duhur të parasë publike.

Vëmendje të veçantë do të ketë edhe fuqizimi i tregut të kapitaleve dhe zhvillimi i shtyllës së dytë të pensioneve për të rinjtë shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …